Ditë më parë qytetarët u përballën me një rast të rëndë në Prishtinë, ku një 11-vjeçare u dhunua nga pesë persona.
Policia e Kosovës ka arritur t’i arrestojë të pesë të dyshuarit, ndërkaq ndaj katër prej tyre është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
I dyshuari i pestë sot pritet të dal para gjykatës. Nga pesë të arrestuarit katër janë të mitur dhe një 27 vjeçar.
E sot në kryeqytet do të mbahet një protestë për të kundërshtuar dhunën ndaj grave.
Protesta mbahet në orën 12:00 dhe fillon nga sheshi “Zahir Pajaziti”, ndërkaq organizohet nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist.
Pas rastit të dhunimit të së miturës në Prishtinë të martën është mbajtur takimi i Grupit të Përgjigjes Emergjente, ndërsa u tha se është ofruar mbrojtja e së miturës dhe shërbimet adekuate mbështetëse.
Në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë u tha se Qeveria do të krijojë një Komision Profesional, i cili do të analizojë dhe rekomandojë veprime konkrete.
Derisa rastet e dhunës dhe ngacmimit seksual nuk kanë të ndalur, një ditë më parë lidhur me këtë ka reagoi edhe Muhabi Osmani, babai i të ndjerës, Marigona Osmani, e cila është dhunuar dhe trotuar fizikisht deri në vdekje.
Të dyshuarit për vrasjen e Marigona Osmani janë Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, për të cilët ende nuk ka vendim të gjykatës, ndërsa më 14 korrik është mbajtur seanca fillestare.
Babai i Marigonës, Muhabi Osmani në një paraqitje në emisionin Radar të RTV Dukagjinit tha se pret dënimin e përjetshëm për të dytë.
Ai pas rastit ku në Prishtinë u dhunua një 11 vjeçare nga pesë persona, ka kërkuar që edhe Kosova të ketë dënimin me vdekje.
Më tej, ai tha se si familjarë të Marigonës janë thellë të prekur me rastin e së miturës në Prishtinë.
“Duhet me pru një ligj sikur në Amerikë, dënim me vdekje….tani le të provojnë ata tjerët…kështu nuk është tu funksionu më”, tha ai
Edhe koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF i cili përfaqëson 34 organizata jo qeveritare, ka shprehur shqetësimin e thellë karshi neglizhimit, mosveprimit të institucioneve dhe performancës së dobët të sistemit të mbrojtjes së fëmijëve, në parandalimin e situatave të sulmeve dhe abuzimeve seksuale ndaj fëmijëve dhe trajtimin e rasteve ku fëmijët janë viktima të abuzimit seksual.
Kjo organizatë gjithashtu shprehu indinjatën e thellë lidhur me krijimin e kulturës së mos ndëshkimit të kryerësve të veprave të krimeve seksuale kundrejt fëmijëve, të kultivuar në radhë të parë nga vetë institucionet e mandatuara për mbrojtjen e fëmijëve.
Po kush janë dhunuesit në rastin e 11 vjeçares në Prishtinë?
I dyshuari për dhunimin seksual të 11-vjeçares është i dënuar edhe për dhunë në familje dhe vjedhje të rëndë.
27 vjeçari Ekrem Rexhepi për dhunë në familje ishte dënuar me gjashtë muaj burgim me kusht nga Gjykata Themelore e Prishtinës.
Në aktgjykimin e Gjykatës theksohet se ky dënim nuk do të ekzekutohet, nëse Rexhepi nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale brenda një viti.
Në rastet e dhunës në familje, Kodi Penal i Kosovës parasheh dënim me burgim deri në tre vjet.
Tjetër vepër penale për të cilën ai u dënua me vendim të plotfuqishëm, ishte vjedhja e rëndë.
Gjykata Themelore e Prishtinës i ka treguar RTV Dukagjinit se Ekrem Rexhepi për këtë vepër ka vuajtur dënimin me burgim prej një viti, si dhe ka paguar gjobën prej 400 eurove.
Në tri rastet e tjera të cilat gjithashtu kishin të bënin me veprën penale të vjedhjes, ai ishte liruar nga akuza. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë