(E plotësuar) Protesta kundër kandidaturës së Vuk Jeremiqit për sekretar të përgjithshëm të OKB-së, ka përfunduar.

Ata do t’i shkruajnë letër OKB-së dhe shteteve anëtare për të shprehur indinjatën për kandidimin e Vuk Jeremiq në krye të OKB-së.


Protestuesit thanë se Kosova nuk do të hesht pasi Serbia ende nuk ka kërkuar falje për krimet, dhunimet dhe shkatërrimin që ka bërë gjatë luftës.

------------------------------------------------------------------------------

Në Prishtinë, fillon protesta kundër Jeremiqit

Protestuesit kundër kandidatit të Vuk Jeremiqit për sekretar të përgjithshëm të OKB-së, kanë filluar të mblidhen te sheshi Zahir Pajaziti.

Në protestë veç qytetarëve po marrin pjesë edhe aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, si dhe deputeti i LDK-së, Armend Zemaj.

Në letrat e tyre po shkruhet "janë vrarë 11.840 persona, të zhdukur 1.666 persona mbi 20 mijë gra të përdhunuara”.