Bebe Rexha ka pasur një kohë vërtet të ngjeshur me punë këto muaj.

Kjo pasi ajo më 28 prill ka bërë të ditur se do të nxjerrë në shitje albumin e saj të ri, njëherësh të tretin në karrierën e saj, të titulluar “Bebe”.


33-vjeçarja tashmë veç i ka publikuar disa nga këngët e albumit, të cilat janë pritur më se mirë nga publiku.

unknown 335739459 1415254289241684 8969660292086959888 n 2

“I’m Good (Blue)”, “Heart Wants What It Wants”, “Satellite” dhe “Call On Me” janë vetëm disa nga këngët që tashmë janë në dispozicion të publikut.

Ndërkohë më 28 prill, fansat e këngëtares do të kenë mundësinë që t’i dëgjojnë të gjitha këngët e plota.

unknown 338663848 964214534574320 8132721009339899891 n 2

Artistja shqiptare në anën tjetër është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, ku nuk heziton që të ndajë me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj.

342725006 264034399291866 2140977331360442583 n

Së fundmi, Rexha ndau me ndjekësit disa imazhe të reja në Instagram, ku shfaqej mjaft atraktive e veshur me një kostum xhins.

342378217 633752191903148 529274755359216114 n

Duke qenë e entuziazmuar për javën e premierës së albumit që po vjen, këngëtarja e hitit “I’m A Mess” iu uroi një fundjavë të këndshme ndjekësve të saj, të cilët janë mbi 10 milionë në këtë platformë. /Telegrafi/

342340871 3577912585774018 5040635795326747888 n

342340870 239425931968797 1276378681565348346 n