LAJMI I FUNDIT:

Në prag të Festës së Bajramit, Osmani bën thirrje të mbështeten fëmijët me ‘Down Syndrome’

Në prag të Festës së Bajramit, Osmani bën thirrje të mbështeten fëmijët me ‘Down Syndrome’

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani teksa ka promovuar mbështetjen që Presidenca u kushton fëmijëve me sindromë down, iu ka bërë thirrje edhe institucioneve tjera t’i mbështesin.

Sipas presidentes Osmani, me qëllim që të sigurojnë një shoqëri më të barabartë dhe më gjithëpërfshirëse, Presidenca që nga fillimi i mandatit, ka mbështetur shoqatën ‘Down Syndrome Kosova’ si dhe shumë shoqata të tjera që angazhohen për të drejtat e fëmijëve me nevoja të veçanta.

Osmani vlerëson se këta fëmijë me mbështetje dhe mundësi të barabarta, mund të arrijnë potencialin e tyre dhe të jetojnë një jetë të plotë e të lumtur.


Ata na mësojnë shumë për dashurinë pa kushte, empatinë dhe forcën e pasionit për jetën… Ky angazhim nuk mund të realizohet plotësisht pa përpjekjet dhe mbështetjen e të gjithëve. Andaj, ju bëj thirrje edhe institucioneve të tjera që të rrisin këtë mbështetje e njëkohësisht edhe bizneseve, njerëzve të kulturës e artit e mërgatës sonë, si dhe të gjithë njerëzve vullnetmirë që të kontribuojnë për fëmijët me sindromën down”, ka shkruar Osmani në Facebook.

E para e shtetit ka njoftuar po ashtu se ‘Down Syndrome Kosova’ ka ndarë linkun e GoFundMe ku mund të kontribuohet për këtë kauzë të rëndësishme në faqen e tyre zyrtare Down Syndrome Kosova.

“Në prag të festës së Bajramit, nuk ka vlerë më të madhe sesa solidariteti me ata që kanë më së shumti nevojë”, ka thënë Osmani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti nis diskutimet me pakicat për formimin e qeverisë, takohet me Emilija Rexhepin

Kurti nis diskutimet me pakicat për formimin e qeverisë, takohet me Emilija Rexhepin

Lajme
Pas Emilija Rexhepit, Kurti takon edhe Nenad Rashiqin – merr mbështetje për formimin e qeverisë

Pas Emilija Rexhepit, Kurti takon edhe Nenad Rashiqin – merr mbështetje për formimin e qeverisë

Lajme
Vrasja e policit në Kaçanik, i dyshuari ende në arrati

Vrasja e policit në Kaçanik, i dyshuari ende në arrati

Kronika e Zezë
Zv.minsitri Raka publikon fotografinë e policit të vrarë në Kaçanik: Organet e rendit të zbardhin sa më parë këtë rast

Zv.minsitri Raka publikon fotografinë e policit të vrarë në Kaçanik: Organet e rendit të zbardhin sa më parë këtë rast

Lajme
Albin Kurti dënohet me 250 euro që nuk shkoi për të dëshmuar në Prokurori

Albin Kurti dënohet me 250 euro që nuk shkoi për të dëshmuar në Prokurori

Lajme
Kujdes, nga 3 prilli qytetarëve do ju dërgohen gjobat e trafikut në adresë të pronarit të veturës, përmes postës dhe platformës e-Kosova

Kujdes, nga 3 prilli qytetarëve do ju dërgohen gjobat e trafikut në adresë të pronarit të veturës, përmes postës dhe platformës e-Kosova

Lajme
Kalo në kategori