Partitë janë në heshtje për vazhdimin e bisedimeve për Marrëveshjen e Përzhinës. Edhe pse u paralajmërua, nuk pati asnjë takim midis katër partive nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës. Nga këto parti nuk bëjnë të ditur se kur pritet vazhdimi i bisedimeve, pas kërkesë së tyre për konsultime shtesë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Zëdhënësi i Partisë për Ripërtëritje Demokratike, Toni Ristov thotë për Tv21 se mund të japin kontribut për zgjidhjen e krizës.
“Partitë e vogla me idetë dhe qëndrimet e tyre politike do të mund të kontribuojnë shumë për përmirësimin, gjegjësisht për dalje nga kriza politike në vend. Partitë e vogla ose ato të mesme patjetër duhet të jenë pjesë e procesit dhe konsiderojmë se pikërisht ato mund ta ndihmojnë që të zgjidhet kjo krizë politike”, u shpreh Toni Ristov, zëdhënës i RDM.
Nga Lëvizja Besa thonë se partitë më të mëdha politike nënshkruese të Përzhinës kanë humbur legjitimitetin tek populli.
“Partitë jashtë parlamentare duhet të jenë të kyçura në bisedime, ku pas protestës së 9 majit dhe anketës së fundit nga institut republikan IRI, ku lëvizja Besa ka një mbështetje të madhe nga qytetarët ne konstatojmë se BDI-ja u delegjitimua dhe se kjo parti nuk mundet ti mbroj interesat shqiptare dhe kërkojmë të përfshihemi në bisedime”, tha Faton Fazliu, zëdhënës i Lëvizjes Besa.
Ndërkohë edhe nga ”Revolucioni i Laraman”, thotë se shoqëria civile duhet të jetë në tryezën e bisedimeve për zgjidhjen e krizës.
“Organizatat jo qeveritare nuk kanë të drejtë të vendosin, por të kenë mundësi të vëzhgojnë. Pasi që partitë politike po ballafaqohen me krizë të legjimitetit dhe është mirë që shoqëria civile të sheh vallë partit politike a kujdesën për qytetarët. Nese kyçen organizatat jo qeveritare atëherë do të mund të japin ekspertizën e tyre”, tha Darko Malinovski nga Revolucioni.
Edhe Partia “E Majta” dje theksoi nevojën e përfshirjes së sektorit qytetar në bisedime, duke shtuar se qytetarët nuk duhet të anashkalohen dhe vendimet nuk duhet të sillen pas dyerve të mbyllura. Në tryezën e bisedimeve për Përzhinën sërish po diskutohen çështjet si: pastrimi i listës zgjedhore, statusi i RTVM-së, zgjedhja e anëtarëve të Agjencisë për Shërbime Mediale Audio dhe Audiovizuele./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Serwer ngre pikëpyetje: Çfarë duhet bërë me Asociacionin?
Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes
“Hundët t’i thej”, çka tregon audio-incizimi mes kryetarit të Gjykatës së Gjilanit dhe administratores
“Kam kaluar njerëz kontrabandë në Itali”, rrëfimi i skafistit të Vlorës: Kur nisi droga e lashë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore