Printet e kafshëve të egra janë në plan të parë, bartet edhe modeli me kutia, derisa anën romantike të pranverës e mbrojnë pikat dhe vijat

Ditët e ngrohta na sjellin edhe një dominim të printit animal edhe më të fortë, ndërkaq në skenë kthehen edhe simbolet romantike, transmeton Telegrafi.

E konfirmon këtë edhe koleksioni i ri i Mangos së popullarizuar dhe të pashmangshëm, i cili në tërësi është në shenjë të modeleve.

1. Printi figurave të tigrit është në modë

Ky model do shënon pjesën e parë dhe btë dytë të pranverës, ndërkaq në Mango ju presin triko të parezistueshme, fustane dhe bluza në këtë stil.

2. Modeli me kutia

Modelet me kutia sezoneve të fundit disi gjithmonë janë IN, ndërkaq pjesa e dytë e pranverës do të jetë pothuajse e vërshuar me pantallona dhe këmishë me kutia. Por edhe fustanet. Ku fustan i gjatë dhe i këndshëm në stilin e këmishës është i përshtatshëm për kombinime të ndryshme.

3. Vijëzat dhe vijat

Janë më të fuqishme se trendi, pothuajse klasik, sjellin një frymë romantike dhe shenjat e para të verës, do t’i bartim në variacione të ndryshme, pra një fustan i mirë me vija patjetër duhet të jetë në dollapin e çdo vajze.

4. Fustani me pika

Edhe një përfaqësues i anës romantike të pranverës. Pikat në këtë sezon do të zbukurojnë të gjitha rrobat e mundshme që i keni në dollap, mirëpo nëse dëshironi të lozni me diçka të pagabueshme, atëherë zgjidhni këtë fustan në trend me pika.

5. Print gjarpri

Siç e kemi filluar, ashtu edhe do ta përfundojmë! Modeli animal megjithatë është kryesori, mirëpo pos printit tigër, shumë i popullarizuar do të jetë edhe printi gjarpër. /Telegrafi/