Çdo student që do të hyjë në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë do të njihet me faktin që për t’u pajisur me diplomë do të duhen pesë vjet punë, tha sot Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
Në një përpjekje për të frenuar ikjen e mjekëve jashtë vendit, këtë mesazh u përcolli kryeministri Edi Rama studentëve që synojnë të hyjnë në Universitetin e Mjekësisë, pas vendimit të marrë në mbledhjen e qeverisë.
Sipas tij, ky vendim është i domosdoshëm në kushtet kur vende të pasura janë bërë ndalesa e fundit për shumë profesionistë të kualifikuar.
“Mesazh për një vendim të rëndësishëm të qeverisë që ka të bëjë me studentët e mjekësisë dhe me detyrimin për të shërbyer në vend për një kohë të caktuar. Detajet do t’i shpjegojnë ministret, por thelbi është i qartë për çdo qytetar të Shqipërisë që paguan taksa. Shteti e financon universitetin publik, formimin e mjekëve të rinj për të mbrojtur jetën dhe për të garantuar shëndetin e të gjithë qytetarëve të vet. Nuk është njësoj si profesionet e tjera”, tha Rama.
“Është një profesion i lidhur drejtpërdrejt me detyrimin e çdo shteti për tu kujdesur për shëndetin e njerëzve dhe me të drejtën e çdo qytetari për të pasur kujdes shëndetësor. Në kushtet kur Gjermani dhe vend e të tjera të pasura janë duke luftuar me demografinë e tyre dhe plakjen e popullsisë dhe nevojën për burime të freskëta nga jashtë dhe kur janë bërë stacion i ndalesës së fundit për shumë profesionistë e shumë njerëz të kualifikuar dhe në këtë rast mjekët e kemi të domosdoshme të ndërmarrim këtë hap”, shtoi kryeministri.
“Çdo student i mjekësisë që do të hyjë në universitetin e mjekësisë do të njihet me faktin që Mjekësia studimet i ka aq sa janë dhe për t’u pajisur me diplomë duhen 5 vjet në shërbim të këtij populli. Për ata që janë në proces vitet janë më të ulëta. Për ata që do hyjnë në vitin e parë ka vetëm një zgjedhje. Nëse do të hyjnë në mjekësi do të duhet të pranojnë këtë kusht dhe ky është formati i ri i universitetit të Mjekësisë për marrjen e diplomës”, shtoi kryeministri.
Rama theksoi se për këtë paguan taksat populli, ndërsa për që janë në universitet nuk u ndalohet që të largohen me kushtin e pagesës së një tarife që do të përcaktohet nga universiteti.
“Nuk ndryshon asgjë në thelb për të ushtruar profesionin ajo fillon menjëherë pas 5 viteve por ajo do të bëhet këtu. Për këtë paguan populli shqiptar taksa që mjekët që formohen me tarifa simbolike dhe në universitet që mbahet nga taksat e popullit të ikin që ditën e parë. Nuk u ndalohet e drejta atyre që janë në universitet që të largohen, por për vitet e mbetura do të duhet të paguajnë një tarifë tjetër, që do të përcaktohet nga universiteti sipas ligjit por që mbulon kostot dhe nevojën që ka universiteti për të formësuar një student”, tha në fjalën e tij Rama. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ministria e Shëndetësisë: Sot pritet kthimi i 16 pacientëve që po mjekoheshin jashtë shtetit

Policia jep detaje të rastit tragjik në Veternik, ku një 40-vjeçar vdiq dhe një tjetër u lëndua nga shembja e dheut

Një i vdekur dhe një i lënduar nga shembja e dheut në një punishte në Veternik të Prishtinës

Një i vdekur dhe një i lënduar nga shembja e dheut në një punishte në Veternik të Prishtinës

Fillon protesta e qytetarëve kundër rritjes së çmimit të rrymës

“Përplasjet virtuale” që mund të çojnë drejt tensioneve ndërinstitucionale

Gjenerali amerikan për Evropë: SHBA në proces të zgjerimit të pranisë së trupave në Kosovë

Gjendet e vdekur një grua në garazhin e shtëpisë në Nabërgjan të Pejës

Posta nis shpërndarjen e gjobave digjitale për shkeljet në trafik – hap i rëndësishëm për sigurinë rrugore

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Gjenerali amerikan për Evropë: SHBA në proces të zgjerimit të pranisë së trupave në Kosovë

Mblodhën mijëra euro për të surprizuar Gjestin në BBVA – Djemtë e Diasporës mashtrohen, organizatori zhduket me paratë

Paralajmëron shefi i NATO-s: Një njeri po ndjek nga afër luftën në Ukrainë, ai është i interesuar se kush do të fitojë në fund

Anisa Veseli kryen me sukses operacionin për skoliozën

CNN rikthen pamjet, momenti kur dyshohet se u përdor arma sonike ndaj protestuesve në Serbi

FIFA mund të shkaktojë skandal para Botërorit 2026 - synon ta rikthejë kombëtaren e përjashtuar