Pas shpërfaqjes së kalldrëmit, në një sipërfaqe prej 12 metrash katrorë, pas fillimit të punimeve në qendrën e qytetit të Pejës, i cili ishte larguar dhe mbuluar me asfalt në vitet e 70-a, Rrjeti i Organizatave të Kulturës të Pejës (RrOK), përmes një letre, i propozon Komunës së Pejës që për hir të kujtesës kolektive dhe zhvillimit të qytetit në një qytet me qëndrueshmëri urbane në të cilën ka një trashëgimi unike historike, të ruajë kalldrëmin e shpërfaqur dhe të shtojë në një pjesë të sheshit në të cilën po punohet me kalldrëm, i cili do të kontribuonte në ruajtjen e kujtesës së përbashkët dhe pamjes së përgjithshme të kësaj zone.
“Organeve kompetente të trashëgimisë kulturore ju kërkojmë që të kontribuojnë në zgjerimin e disktutimit për përcaktimin e vlerave të trashëgimisë kulturore dhe bashkëpunim më të madh me organizatat e pavarura kulturore të cilat duhet konsideruar aset i qytetit tonë”, thuhet në letër.
RrOK shprehet se “sot, nocioni i qëndrueshmërisë urbane dhe i “qyteteve të gjalla” karakterizohet nga zotërimi i një trashëgimie unike historike. Impakti i rritjes së qyteteve nuk do të duhej të rrezikonte kontinuitetin e kujtesës kolektive të zonave urbane, por ruajtja e kujtesës kolektive urbane dhe me këtë ruajtja e zonave historike të qytetit duhet të jenë pjesë e pandashme e konceptimit bashkëkohor të zhvillimit të qytetit”.
“Termi kryesor për mbrojtjen e vendeve historike është konservimi, që mund të përshkruhet si të gjitha veprimet a proceset që synojnë ruajtjen e elementeve përcaktuese të karakterit të një vendi historik për të mbajtur vlerën e saj të trashëgimisë dhe për të zgjatur jetën e tij fizike. Kjo nënkupton edhe ndërhyrjet për kthimin e elementeve që e kanë karakterizuar një vend të caktuar siç është rasti i kalldrëmit në qytetin e Pejës”, thuhet në letër.
Prandaj RrOK Peja fuqimisht shpreh rekomandimin që të rivendoset kalldrëmi origjinal në pjesët që është shpërfaqur, dhe të rishtrohet me materiale lokale të ngjashme me kalldrëmin e vendosur më herët në pjesët tjera të sheshit.
Shembujt e qyteteve që mund të ndiqen janë Berna e Zvicrës që konsiderohet si njëri prej qyteteve që me kohë i ka kushtuar rëndësi ruajtjes së kalldrëmit në rrugët e vjetra.
“Në saje të këtij përkushtimi dhe ruajtjes së peizazhit mesjetar në qendrën e vjetër ky qytet është futur në Listën Botërore të UNESCO-s për Zonat e Trashëgimisë Kulturore, dhe atë në vitin 1983”.
Në letër thuhet se për dallim prej Bernës, kryeqyteti i Republikës së Çekisë, Praga ka përjetuar fatin e Pejës, por në vitet e 80’ta të shekullit të kaluar. Sistemi i kaluar në atë kohë kishte larguar kalldrëmin për ta zëvendësuar me asfalt, përkundër kundërshtive të banorëve lokal. Një praktikë e tillë ka ndodhur edhe në qytetet tjera çeke.
“Mirëpo duke e parë vlerën e rrugëve me kubëza prej graniti si dhe disponimin e qytetarëve, vendbanimet çeke kanë filluar të rikthejnë kalldërmin edhe në rrugët që ishin shtruar me asfalt. Kalldërmi klasik mbetet i popullarizuar në qytetet historike të Evropës kontinentale”, thuhet në letër.
Rrjeti shpreh gaditshmërinë për të kontribuar me të gjitha kapacitetet për realizimin e këtij projekti, përfshirë edhe mobilizim në gjetjen e fondeve nga burime të ndryshme në rast nevoje si dhe ofrim të ekspertizës profesionale.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit - a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës