Në Paris, Romë, Otavë dhe Ankara - Qeveria vendos për blerjen e katër objekteve për ambasada

20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për blerjen e objekteve për nevojat e misioneve diplomatike në Paris, Romë, Otavë dhe Ankara.
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, ka thënë se miratimi i këtij vendimi do t’i hapë rrugë fillimit të procedurave të blerjes, siç parashihet me legjislacionin në fuqi.
“MPJD propozon shqyrtimin për marrjen e vendimit për blerjen e objekteve për nevojat e misioneve diplomatike të Kosovës në Paris, Romë, Otavë dhe Ankara. Miratimi i këtij vendimi do t'i hapte rrugë blerjes së këtyre objekteve”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































