Bebe Rexha pranon se ndien ankth dhe stres për të shkuar në tapetin e kuq të MTV Video Music Awards 2023, për shkak të shtimit në peshë.
Këngëtarja 34-vjeçare, publikoi një video të sinqertë për rreth 8.5 milionë ndjekësit e saj në TikTok, e cila u titullua “Ankthi është i mjerueshëm”, shkruan DailyMail.
“Jam shumë e shqetësuar dhe e stresuar për të shkuar në tapetin e kuq dhe, me sa duket, njerëzit flasin për peshën time. Sepse nuk po e dua vërtet veten tani”, tha Bebe Rexha.
E nominuara për çmimin “Bashkëpunimi më i mirë” në MTV VMA 2023, iu kërkoi fansave të saj “ndonjë këshillë dhe truk motivues” dhe tha se mund të ishte në tapetin e kuq të martën në Qendrën Prudential në New Jersey.
@beberexhaAnxiety sucks♬ original sound – BebeRexha
Bebe në fillim të klipit vuri në dukje se MTV Video Music Awards 2023 është të martën dhe ajo ishte jashtëzakonisht e shqetësuar.
Ajo tregoi se ndihej “shumë mirënjohëse dhe e bekuar” që u ftua në ceremoninë e ndarjes së çmimeve pasi u nominua për çmimin “Bashkëpunimi më i mirë” për bashkëpunimin shumë të suksesshëm “I’m Good (Blue)” me David Guettan, 55-vjeçar.
“E di që kritikat vijnë me territorin, kështu që jam në rregull me këtë pjesë. Dua të them që nganjëherë më ndikon. Unë jam njeri” – tha Bebe teksa iu drejtua kamerës, veshur me bluzë të zezë e me flokët e saj të gjatë bionde, të lëshuara poshtë.
“Por unë vetëm doja të flisja për këtë sepse takoj shumë njerëz dhe shumë herë më thonë: ‘O Zot, më pëlqen se si je gjithëmonë për pozitivitet e vetëbesim’. Më lejoni t’ju them, për momentin, nuk po ndihem aq e sigurt”, shtoi ajo.
“Jam shumë e shqetësuar dhe e stresuar për të shkuar në tapetin e kuq dhe, me sa duket, njerëzit flasin për peshën time. Sepse nuk po e dua vërtet veten tani. Nuk po ndihem vërtet si “vajza e keqe” që jam zakonisht”, vazhdoi ajo.
Interpretuesja e hitit “Me, Myself and I” tha se donte ta bënte videon sepse kuptoi se të gjithë kanë ditë si këto, dhe se askush nuk ndihet kurrë perfekt.
“Nuk e di nëse do të shkoj nesër. Unë kam një veshje. Është e lezetshme. Dhe unë dua ta vesh fustanin tim dhe me të vërtetë dua të shkoj për të festuar nominimin tim dhe nominimet e miqve të mi, por ndihem sikur ankthi ‘ë merr më të mirën time”, tha Bebe.
Rexha konfirmoi në korrik se ishte ndarë me regjisorin Keyan Safyarin pas tre vjetësh së bashku, teksa shpërtheu në lot kur po performonte në “O2 Shepherd’s Bush Empire” të Londrës.
“Sapo kalova një ndarje, kështu që mund të emocionohem pak dhe ju duhet të më ndihmoni” – i tha ajo audiencës.
Bebe nuk lejoi që ndarja ta pengonte, teksa organizoi një shfaqje të jashtëzakonshme për fansat përpara se të shkonte në një klub nate në Londër.
Ajo më parë publikoi një mesazh të ulët e turpërues, që dyshohet se ishte dërguar nga ish-i dashuri i saj në InstaDirect, dhe më pas u postua nga faqja “Pop Crave” në platformën X (ish-Twitter).
Në tekstin drejtuar artistes, një person i supozuar se ishte Safyari i tha asaj: “Ti i shtove 15 kilogramë, padyshim që ke shtuar peshë dhe fytyra jote ndryshon? A duhet të bëhem sikur nuk ka ndodhur dhe se është në rregull?”.
Në mesazhin për artisten shqiptare, emri i plotë i së cilës është Bleta Rexha, personi që besohet të jetë Keyan tha: “Hej, unë kurrë nuk thashë që nuk je e bukur dhe kurrë nuk thashë që nuk të dua. Në fakt thashë sa e bukur je dhe sa të kam dashur.
“Por unë gjithmonë kam thënë se do të jem i sinqertë me ty dhe fytyra jote po ndryshonte kështu që të thashë se po”.
Në mesazhin e gjatë, Keyan dyshohet se ka thënë: “Në rregull, unë shtova tre kilogramë dhe më quajte topolak e i shëndoshë. Nuk do të thotë se nuk më do. Nëse po përpiqesh të gjesh arsye për t’u ndarë, kjo ka kuptim, por nuk është arsyeja e vërtetë”.
“Nëse je i pakënaqur me mua, veten, me jetën dhe nuk sheh të ardhme me ne, atëherë kjo është në rregull dhe kjo është arsyeja”.
Personi që besohet të jetë Keyan i tha Rexhës, e cila ka qenë e sinqertë në të kaluarën për çështjet e pozitivitetit të trupit – në mesazh se ajo nuk duhet ta përdorë çështjen e pamjes si armë për ta shfaqur zemërimin, ankthin apo pasiguritë e saj.
“Ti e di se unë të kam parë gjithmonë si të bukur dhe të kam dashur pa marrë parasysh se çfarë” – i tha Keyan asaj.
Keyan supozohet se e këshilloi Beben t’i mendojë gjërat dhe t’i shkruajë ato, të flasë me një terapist dhe ta bëjë këtë gjë për të arritur në rrënjën e problemit.
Ai e përmbylli mesazhin duke thënë: “Më trego nëse dëshiron të flasësh e nëse ke nevojë për më shumë qartësi. Të dua”.
Bebe Rexha ishte e lidhur me Keyan që nga viti 2020.
Këngëtarja në qershor iu lut publikut që të ndalonte diskutimin e shtimit të saj në peshë prej 15 kilogramësh, për të cilin ajo zbuloi se ishte shkaktuar nga sindroma e vezores policistike (PCOS).
Ajo u tha ndjekësve të saj në X (ish-Twitter) se ishte e lodhur duke dëgjuar kritika për pamjen e saj.
“E di që jam shëndoshur. Jam lodhur shumë nga njerëzit që flasin për këtë. Vazhdojmë!”, shkroj ajo.
Në një tjetër postim në X, ajo shtoi: “Qeniet njerëzore kalojnë nëpër luhatje të peshës, është vet jeta, dhe ju nuk e dini se çfarë po kalojnë njerëzit. Ilaçe, sëmundje etj”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gjesti shpreson të fitoj Big Brotherin: Kam luftuar për këtë vend, sa ‘dajakun’ e hëngra prej G Banit e sa fjalët e këqija më janë thënë

Ola – banorja e vetme që po agjëron në Big Brother, por në një moment harron dhe bën një veprim të papritur

Kush është i ndaluar të marrë pjesë në Oscars dhe pse?

Ola - banorja e vetme që po agjëron në Big Brother, por në një moment harron dhe bën një veprim të papritur

Gjesti shpreson të fitoj Big Brotherin: Kam luftuar për këtë vend, sa ‘dajakun’ e hëngra prej G Banit e sa fjalët e këqija më janë thënë

Jo vetëm për shfaqje - Gjesti dhe Egli kanë shkëmbyer puthje pasionante edhe në dhomë të rrëfimit

Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur", Rovena Stefa publikon një video të vjetër të banores së BBVA

Rrezikon shëndetin - Egli Tako tentoi të priste nishanin pas fjalëve të Gjestit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës