Këngëtarja e njohur dhe ish-banorja e Big Brother VIP, Beatrix Ramosaj po merr pjesë në natën finale të Big Brother VIP që po mbahet sonte (18 shkurt).

Ku kanë mbetur edhe pak kohë deri në shpalljen e fituesit të këtij edicioni të BB VIP, Beatrix ka treguar edhe një herë mbështetjen për partnerin e saj dhe finalistin, Donald Veshaj.


Përmes një postimi në Instagram, këngëtarja postoi një foto ku shihet në krahët e aktorit, ndërsa i bëri një dedikim.

1200 630 61d42cc32e829 Foto: Top Channel

“Ti ke lindur fitues, nuk mund të jem më krenare se kaq më ty”, ka shkruar Beatrix në mbishkrimin e postimit.

Kujtojmë që lidhja e dashurisë mes tyre nisi brenda shtëpisë së famshme, ndërsa po vazhdon të komentohet akoma.

beatrixramosaj 274139833 676717850175982 6620997081858024791 n 1 Foto: Beatrix Ramosaj/Instagram

Ndërkohë, përveç Donaldit dhe Beatrix, në Big Brother VIP u krijuan edhe dy çifte të tjera, ajo mes Sarah Berishës dhe DJ Pm, dhe Einxhel Shkira dhe DJ Dagz.

Përvec Donaldit, pretendentët për të fituar këtë çmim janë finalistët: aktori Donald Veshaj, balerini Ilir Shaqiri, prezantuesja Einxhel Shkira dhe modelja Beniada Nishani (Jakic). /Telegrafi/