LAJMI I FUNDIT:

Në mungesë të inventarit nuk funksionalizohet një çerdhe në Prizren

Në mungesë të inventarit nuk funksionalizohet një çerdhe në Prizren

Çerdhja e re në lagjen “Bajram Curri” të Prizrenit e ndërtuar kohë më parë, ende nuk është hapur. Në këtë lagje me mbi 10 mijë banorë, shumica e nënave detyrohen të mos punojnë ndër të tjera edhe pse nuk kanë ku t’i lënë fëmijët .

Hapësira e çerdhes është 2 mijë metra katror vetëm si objekt ndërsa çdo klasë do të ketë daljen e saj në oborr, ku do të vendoset këndi i lojërave.

“Për momentin si staf , jemi vetëm unë dhe stafi teknik , stafi i edukatoreve është në proces e sipër , presim që sa më shpejt të fillojmë . Regjistrimi i fëmijëve do të jetë nga 3 deri në moshën 6 vjeç, ku për këto grupmosha kapaciteti do të jetë 100 deri në 120 fëmijë, ndërsa kur të vjen momenti me fillu me kapacitet të plotë do të jenë dikun 250 fëmijë . Konkursi është për 26 edukatore “, tha Driton Susuri – Drejtor i çerdhes i Lagjes  “Bajram Curr”.


Ka një vit e gjysmë që po pritet që  Ministria e Arsimit të bëjë inventarizimin e çerdhes, ndërsa komuna është në proces të rekrutimit të stafit.

“Qe një vjet e gjysmë jemi duke e prit inventarin, që të na furnizojnë nga ministria e arsimit, sa për informacion unë kam komunikuar në vazhdimësi qoftë me e-maila zyrtarë apo në linja të tjera me ministrinë e arsimit, dhe projekti i inventarizimit të çerdheve në nivel vendi është në OSHP. Sapo të përfundojë procesi në si komunë jemi të gatshëm ta funksionalizojmë”, tha për RTK Luljeta Veselaj Guta, drejtoresh e arsimit në Prizren.

Për shkak të hapësirës së madhe , organizimi i objektit është bërë në disa kulla, përfshirë stafin, kuzhinën dhe nyjat sanitare. Po ashtu edhe  pjesa e jashtme e çerdhes është gati dhe pret furnizimin dhe montimin e pjesës kreative të çerdhes së lagjes “Bajram Curri” në Prizren.

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Lajme

"Sikurse ajo e Muzeut Kombëtar në Gdansk të Polonisë", dizajneri Komoni konteston origjinalitetin e logos fituese të Muzeut të Artit Bashkëkohor

Lajme
Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Kronika e Zezë
A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Politikë
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Politikë
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Kalo në kategori