Greqia ka në plan të blejë armë, të forcojë forcat e saj të armatosura dhe të riorganizojë industrinë e saj të mbrojtjes, tha zëdhënësi i qeverisë të hënën, ndërsa tensionet me aleatin e NATO-s Turqinë për burimet e energjisë në Mesdheun lindor rriten.
Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, Greqia, e cila doli nga ndihma e tretë ndërkombëtare në vitin 2018 dhe ka qenë duke luftuar me ndikimin ekonomik të krizës së coronavirusit, dëshiron të shpenzojë një pjesë të rezervave të saj të parave prej miliarda euro në sektorin e saj të mbrojtjes.
“Ne jemi në bisedime me aleatët për të rritur forcat tona të armatosura”, u tha gazetarëve zëdhënësi qeveritar Stelios Petsas, duke shtuar se kryeministri Kyriakos Mitsotakis do të përshkruajë planet e tij gjatë një fjalimi vjetor të politikës ekonomike të shtunën.
Ndërkohë një zyrtar i qeverisë greke i tha Reuters javën e kaluar se Greqia është në bisedime me Francën dhe vendet e tjera rreth blerjes së avionëve luftarakë.
Greqia po përpiqet gjithashtu për më shumë se një dekadë të konsolidojë dhe privatizojë kompanitë e saj të mbrojtjes.
Po sipas mediave, Mitsotakis do të takohet me presidentin Francez Emmanuel Macron në Korsikë të enjten, përpara një takimi të udhëheqësve të Evropës Jugore (MED7) në ishullin francez.
Të dy udhëheqësit pritet të diskutojnë marrëdhëniet e tensionuara të Bashkimit Evropian me Turqinë, tha zyra e Macron.
Dhe Petas tha se bashkëpunimi në sektorin e mbrojtjes midis dy vendeve do të jetë gjithashtu në rendin e ditës.
Ndryshe, Turqia dhe Greqia kanë kohë që nuk bien dakord mbi shtrirjen e rafteve të tyre kontinentale. Tensionet u rritën muajin e kaluar pasi Ankaraja dërgoi një anije kërkimi në ujërat e diskutueshme, të shoqëruar nga anije luftarake, disa ditë pasi Greqia nënshkroi një marrëveshje detare me Egjiptin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë “sa më shpejt të jetë e mundur”, beson se ‘kostoja dhe barra’ e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore
Dhunime në sheshin Tahrir (Video)

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania