LAJMI I FUNDIT:

Derisa të tjerët protestojnë në Francë, një burrë shijon qetësisht një sanduiç në mes të rrugës

Derisa të tjerët protestojnë në Francë, një burrë shijon qetësisht një sanduiç në mes të rrugës

Një video e bërë virale në internet duket se tregon një burrë në Francë i cili shijon një sanduiç në mes të një rruge, në mes të kaosit të protestuesve dhe policisë në Nanterre të Francës.

Videoja e postuar nga “RapleakTwsh” në Twitter ka marrë mbi 1.5 milionë shikime.


“Ai me të vërtetë nuk ka asnjë problem në jetën e tij #Nanterre”, shkruhej në mbishkrim.

Në Francë ka pasur protesta të dhunshme për tri ditë radhazi për shkak të vdekjes së 17-vjeçarit algjerian i cili u qëllua nga policia franceze gjatë një ndalimi trafiku.

Qeveria franceze ka mobilizuar 45 mijë oficerë policie të premten në mbrëmje për ta menaxhuar protestat. /Telegrafi/