Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, më 25 tetor, në afërsi të Smokvicës, 20 kilometra nga kufiri me Greqinë, ka ndaluar një shtetas maqedonas duke bartur ilegalisht në makinën e ti j pesë shtetas sirianë.
Raste të këtilla të parandalimit të trafikimit janë regjistruar edhe më parë, por ka ndodhur që disa prej tyre edhe t’u ikin organeve të sigurisë dhe më pas janë nisur në këmbë duke bërë një rrugë të gjatë dhe përplot rreziqe deri në kufirin me Serbinë.
Këtë për Radion Evropa e Lirë e thotë Lençe Zdravkin, një aktiviste nga Veleshta, që ndodhet rreth 40 kilometra larg nga Shkupi.
Ajo thotë se në shtëpinë e saj ka pritur shumë migrantë të huaj, të cilët i ka ndihmuar me ushqime, ilaçe, ndërsa u ka ndihmuar edhe të vendosin kontakte me familjet e tyre dhe më pas ata kanë vazhduar rrugëtimin e tyre.
“Ne duhet ta kuptojmë se në mesin e tyre ka njerëz që nuk kanë as para, që janë sulmuar, janë plaçkitur andaj edhe janë detyruar të vazhdojnë në këmbë rrugëtimin… Unë jam këtu që t’u ndihmoj të gjithë atyre që kanë nevojë”.
“Ndonjëherë ka më pak, por ndodh që të ketë edhe më shumë. Është shumë e rëndë kur sheh sytë e tyre që të lusin për ndihmë. Është shumë e dhimbshme kur kërkojnë të paktën të mbushin celularët që të mund të flasin me familjet e tyre”, tregon Zdravkin.
Ajo thotë se këta njerëz duhet të ndihmohen nga shteti dhe të mos shihen si të rrezikshëm vetëm për faktin se vijnë nga vatra të ndryshme të luftimeve.
“Dallimi është i madh nëse i shikon në media dhe nëse përballesh direkt me ta pasi të gjithë ata janë njerëz të arsimuar, të kualifikuar në sfera të ndryshme, pra janë njerëz që kanë ikur për të shpëtuar nga më e keqja”, thotë aktivistja Lençe Zdravkin.
Ndërkohë, Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se në tre muajt e fundit ka pasur një rritje të numrit të shtetasve të huaj që tentojnë të futen në vend nga territori i Greqisë.
Sipas një buletini të MPB-së, në tre muajt e fundit të këtij viti janë regjistruar 4.681 persona që kanë hyrë në territorin e Maqedonisë së Veriut të cilët janë ndaluar nga rojet kufitare dhe pjesëtarët e policisë dhe 4.594 prej tyre sërish janë kthyer në territorin e Greqisë. Ndërkaq, disa qindra prej tyre janë vendosur në qendrat transitore.
“Në qendrën transitore në pjesën jugore të vendit gjenden 315 shtetas të huaj, prej të cilëve 197 gra, 54 fëmijë, 38 të mitur të pashoqëruar dhe 26 azilkërkues. Shumica janë nga Siria, Palestina, Pakistani, Algjeria, Egjipti, Nigeria, Kongo, Kameruni, Sierra Leone, Nepali dhe Kina. Në qendrën transitore kufitare në kufirin me Serbinë në tremujorin e fundit kanë qëndruar 359 persona. Edhe në këtë qendër shumica e shtetasve të huaj janë nga Siria, Palestina, Maroku, Nepali dhe Algjeria”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Shkup.
“Organet e sigurisë po e mbajnë nën kontroll situatën”
Me gjithë rritjen e numrit të tentimeve për të hyrë në territorin maqedonas, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, thotë se gjendja është stabile, jo vetëm sa i përket migrantëve, por edhe krizave tjera në rajon dhe më gjerë.
“Jo vetëm Ministria e Punëve të Brendshme, por në përgjithësi të gjitha shërbimet dhe agjencitë e sigurisë po ndërmarrin çdo gjë në baza ditore në mënyrë që të mund ta mbajmë gjendjen stabile dhe të sigurt. Pra, për momentin situata është e qëndrueshme dhe nuk kemi asnjë indikacion për ndonjë përkeqësim të saj”, deklaron Spasovski.
Nga shoqata humanitare “Legis”, e cila merret me kujdesin për migrantët, thonë se nuk presin ndonjë valë të re të migrantëve palestinez për shkak të rrethanave gjeopolitike. Por nga Siria, Afganistani, apo edhe vende tjera, do të ketë tentime për t’u futur në Maqedoninë e Veriut, sipas shoqatës.
“Numri i atyre që kalojnë ilegalisht kufirin dhe arrijnë të nisen drejt Serbisë, është thuajse i njëjtë. Bëhet fjalë për grupe prej 30 deri 50 personash, të cilët fatkeqësisht organet e sigurisë nuk arrijnë t’i ndalojnë dhe nisen në këmbë, rrugë kjo që bart rreziqe të shumta”, thotë Jasmin Rexhepi nga shoqata “Legis”.
FRONTEX-i në ndihmë të policisë maqedonase kundër kalimeve ilegale
Kontrolli i kufirit të Maqedonisë së Veriut me Greqinë nga muaji prill po ndihmohet nga agjencia kufitare e Bashkimit Evropian-FRONTEX.
Qëllimi i misionit që përfshinë rreth 100 policë, është parandalimi i migrimit të paligjshëm, ndërsa do të zgjasë deri në janar të vitit 2024, me mundësi vazhdimi.
Maqedonia e Veriut në vitin 2015 ishte vërshuar nga dhjetëra mijëra refugjatë nga vendet aziatike, që përdornin territorin e saj për të kaluar në vendet e BE-së, ndërkohë që ishin regjistruar edhe përplasje të ashpra mes policisë dhe migrantëve. /REL
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë