LAJMI I FUNDIT:

‘Në Maqedoni vetëm shqiptarët janë të rëndësishëm’ (Foto)

‘Në Maqedoni vetëm shqiptarët janë të rëndësishëm’ (Foto)

Kryetari i partisë serbe në Maqedoni, ka kritikuar komunitetin ndërkombëtar dhe partitë politike në Maqedoni për injroim të bashkësive nacionale me pakicë në Marrëveshjen e Përzhinos, transmeton Telegrafi Maqedoni.

‘Katër partitë më të mëdha (dy maqedonase dhe dy shqiptare) në Marrëveshjen e ashtuquajtur ‘Marrëveshja e Përzhinos, gjithashtu pa partitë e bashkësive nacionale, madje edhe në nivel informativ. Diplomati gjerman Haindl si ndërmjetësues për dalje nga kriza të vendit është takuar me shumë parti të vogla dhe parti më pak të rëndësishme, madje edhe me parti jo-parlamentare, por jo edhe me përfaqësues të partive të bashkësive nacionale në Maqedoni, kështu është shprehur kryetari i partisë serbe në Maqedoni, Ivan Stoiljkoviq në Facebook.

Injorimi i përfaqësuesve të bashkësive nacionale (me pakicë) të cilët janë pjesë e kushtetutës nuk janë gjë tjetër përveç mesazh se në Maqedoni përgatiten aktivitete që duhet të shkaktojnë ndryshime në Kushtetutë të dy nacionaliteteve themelore dhe se komunitetet pakicë nuk kanë se çfarë të kërkojnë në konstelacionin e marrëdhëniet e brendshme politike.


Me qëndrimet e mia në mënyrën më të hapur i njoh përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar në Maqedoni, të cilët thonë se lëshimet dhe gabimet do të rregullohen, por ja, nga atëherë e deri më sot në këto çështje asgjë nuk ka ndodhur. Qëndron avazi i vjetër se komuniteti ndërkombëtar është në të drejtë madje edhe kur gabon thelbësisht’, shkruan Stoljkoviq në Facebook. /Telegrafi/

Kryetari i partise serbe postim ne Fb