LAJMI I FUNDIT:

Në lindje të Libisë, 11,300 njerëz vdiqën dhe mijëra u zhdukën në valën e përmbytjeve

Në lindje të Libisë, 11,300 njerëz vdiqën dhe mijëra u zhdukën në valën e përmbytjeve

Shtatë ditë pasi një valë përmbytjesh përfshiu qytetin bregdetar libian Derna, ku humbën jetën mijëra njerëz, fokusi u kthye në kujdesin për të mbijetuarit e fatkeqësisë.

Vlerësimet e numrit të jetëve të humbura ndryshojnë shumë. Të dhënat e fundit zyrtare, sipas Ministrisë së Shëndetësisë me seli në lindje, janë se kanë vdekur 3166 persona, transmeton Telegrafi.


Sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara (OKB) të publikuar sot, numri i viktimave vetëm në Derna është rritur në 11.300.

Duke cituar Gjysmëhënën e Kuqe libiane, Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare shtoi se 10,100 persona ende janë të zhdukur në qytetin e shkatërruar.

“Këto shifra pritet të rriten në ditët dhe javët në vijim, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit punojnë pa u lodhur për të gjetur të mbijetuarit”, thuhet në raportin e OCHA.

Grupet e ndihmës paralajmërojnë për rrezikun e përhapjes së sëmundjeve në Libi
Lexo po ashtu Grupet e ndihmës paralajmërojnë për rrezikun e përhapjes së sëmundjeve në Libi

Të paktën 40,000 njerëz janë zhvendosur në të gjithë pjesën verilindore të Libisë, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin, e cila paralajmëroi se numri real ka të ngjarë të jetë më i lartë duke pasur parasysh vështirësinë për të hyrë në zonat më të goditura.

Dy diga në rrjedhën e sipërme të Dernës u prishën shtatë ditë më parë nën presionin e shirave të stuhishëm të shkaktuar nga stuhia Daniel.

Digat u ndërtuan për të mbrojtur qytetin port me 100,000 banorë, pasi u godit nga përmbytjet e mëdha në mesin e shekullit të 20-të.

Ka shumë ndërtime në brigjet e shtratit të lumit të tharë që përshkon qendrën e qytetit dhe shiu i rrëmbyeshëm i javës së kaluar rrëmbeu gjithçka përpara tij teksa u vërsul drejt detit Mesdhe. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Biden i quan

Biden i quan "ksenofobike" Indinë dhe Japoninë

Botë
Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Botë
Kalo në kategori