Në Kumanovë u organizua debat rajonal ku u prezantuan rezultatet e praktikave ekzistuese të konsultimeve me qytetarët në procesin e krijimit të politikave të nivelit lokal, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Aktiviteti u organizua në kuadër të projektit ''Forcimi i demokracisë pjesëmarrëse''. Sipas pjesëmarrësve, analiza ka treguar se përgjithësisht ka komunikim ndërmjet qytetarëve dhe komunave në sferën e informimit, por jo edhe në procesin e sjelljes së vendimeve.


Analiza është kryer në nivel rajonal dhe tregon se qytetarët e Maqedonisë verilindore kanë dorëzuar kërkesa të njëjta me qytetarët e rajoneve tjera në vend./Telegrafi/