LAJMI I FUNDIT:

Në Kosovë arrijnë 300 vaksina kundër kancerit të qafës së mitrës

Në Kosovë arrijnë 300 vaksina kundër kancerit të qafës së mitrës

Një lajm i mirë nga Shëndetësia, për vajzat e moshës 9 deri në 15 vjeçe, kjo pasi që në Kosovë kanë arritur 300 vaksina kundër kancerit të qafës së mitrës, e që sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, kjo vaksinë parandalon deri në 99% kancerin në këtë organ.

Rastet e para tashmë janë vaksinuar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, në mënyrë vullnetare. Ndërkohë që synohet që në tetor të vitit të ardhshëm të vijnë edhe 5 mijë vaksina të tjera.


Kontingjenti i parë me 300 doza të vaksinës kundër kancerit të qafës së mitrës, tashmë është në duar të institucioneve shëndetësore dhe ka filluar të aplikohet për rastet vullnetare.

Femrat e interesuara mund ta marrin këtë vaksinë në Institutin Kombëtar të Shëndetit publik por mjekët thonë se përparësi kanë ato me indikacione gjenetike për prekjen nga kanceri i qafës së mitrës.

Fetije Fetaj, shefe e vaksinimit në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, ka thënë se mosha më e mirë e parandalimit dhe vaksinimit janë  femrat nga mosha 9 deri në 15 vjeçe.

Fetaj tha se ditë më parë ka filluar vaksinimi me 300 dozat e para, por në janar pritet që Qeveria e Kosovës t’i sigurojë edhe 5 mijë doza të tjera me qëllim që në Tetor të vitit të ardhshëm, kjo vaksinë të futet në kalendarin e rregullt të imunizimit për femrat nga 9 vjeç e tutje.

Ndërsa nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në Kosovë thonë se nga përvoja e shteteve të zhvilluara, rastet e imunizuara kanë rezultuar se janë të mbrojtur deri në 99% nga kanceri i qafës së mitrës.

“Rreth 300 doza pritet me qenë në Kosovë vitin e ardhshëm, në këtë aspekt OBSH ka bashkëpunuar me Unicef dhe UNFPA  për t’i siguruar këto vaksina, dhe është rekomanduar që kjo vaksinë të jetë për vajzat nga 9 deri në 15 vjet”, tha Oleksander Martynenko, Shef i zyrës së OBSH-së në Kosovë.

Ajo tha se në vendet e zhvilluara evropiane aplikimi i kësaj vaksine tanimë është i zakonshëm, por siç tha ajo, po presim që në vitet e ardhshme të jetë edhe këtu.

“Nga përvoja e tyre kjo vaksinë e ka dëshmuar se ata që e kanë marrë vaksinën kundër kancerit të qafës së mitrës, janë të mbrojtur deri në 99% ndërsa ato që nuk e kanë marrë vaksinën kanë treguar mundësi të lartë të prekjes nga kanceri I qafës së mitrës”, tha Martynenko.

Në fund të muajit Janar do të fillojë trajnimi i stafit mjekësor, e pastaj synohet mbajtja e fushatave vetdijësuese për prindër dhe vajzat e moshave të reja, raporton televizioni publik.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori