LAJMI I FUNDIT:

Në Klinikën Infektive po trajtohen 106 raste me COVID-19, shtatë janë në gjendje të rëndë

Në Klinikën Infektive po trajtohen 106 raste me COVID-19, shtatë janë në gjendje të rëndë

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë duke u trajtuar 106 pacientë të konfirmuar me COVID-19, shtatë prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

Sipas njoftimit nga QKUK, thuhet se nga 109 pacientë të konfirmuar me COVID-19, 46 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, prej të cilëve shtatë janë në gjendje të rëndë.

Tutje në njoftim thuhet se në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar gjashtë raste, prej cilave tre raste janë në gjendje shumë të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, si dhe tre raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respiratorë.


“Sot lirohen gjashtë raste COVID-19 pozitiv, në gjendje stabile në vet izolim në shtëpi. Në objektin e mjekësisë sportive janë momentalisht tre raste me COVID-19, një i intubuar dhe dy me CPAP, kurse edhe dy të tjerë do të transferohen nga Klinika Infektive. Në Klinikën e Pulmologjisë dhe Dermatologjisë janë të shtrirë 23 pacientë me COVID-19. Tre pacientë të tjerë të konfirmuar pozitiv në COVID-19, janë transferuar në Klinikën Infektive”, thuhet në njoftimin e QKUK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera

Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera

Kronika e Zezë
Goditet grupi i falsifikatorëve në Shqipëri dhe Kosovë, në aksion dhe agjentë nga SHBA-ja

Goditet grupi i falsifikatorëve në Shqipëri dhe Kosovë, në aksion dhe agjentë nga SHBA-ja

Lajme
Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre

Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre

Kronika e Zezë
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Xhaferi: Shqiptarët po përjashtohen nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria

Xhaferi: Shqiptarët po përjashtohen nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria

Politikë
20-vjeçari që u lëndua nga shpërthimi po trajtohet në QKUK, i njëjti i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik

20-vjeçari që u lëndua nga shpërthimi po trajtohet në QKUK, i njëjti i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik

Lajme
Kalo në kategori