LAJMI I FUNDIT:

Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 53-vjeçari nga Peja në Morinë

Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 53-vjeçari nga Peja në Morinë

Policia Kufitare e Shqipërisë në bashkëpunim me homologët kosovarë kanë arrestuar një shtetas kosovarë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në një njoftim për shtyp, policia shqiptare ka njoftuar arrestimin e Blerim Bekqeli, 53 vjeç, banues në Pejë, Kosovë.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim nga Komisariati i Policisë Tropojë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tropojë e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.


Në vitin 2009, 53-vjeçari ka trafikuar një automjet të vjedhur në Serbi dhe ia ka shitur atë një shtetasi tjetër. /Telegrafi