Në saje të kësaj maske do të keni lëkurë të shkëlqyer pa akne.

Pos që është jashtëzakonisht e shëndetshme në ushqim, karota mund të shërbejë edhe si maskë e shkëlqyeshme për fytyrë.


Me përbërësit e saj të shëndetshëm, karota do t’ju ndihmojë në luftën kundër akneve dhe lëkurës do t’i japë dukje të shkëlqyeshme, transmeton Telegrafi.

Në jogurt shtoni dy përbërës dhe qiteni në fytyrë

Për maskë ju nevojiten:

- një lugë lëng karote
- një lugë jogurt dhe
- një lugë vaj ulliri

Përbërësit tundni mirë dhe qitni në lëkurën e pastruar të fytyrës dhe qafës, shkruan beautyhealthtips.

Lëreni maskën që të veprojë në fytyrë 25 minuta, pastaj pastrojeni mirë me ujë të vakët. /Telegrafi.

ë