LAJMI I FUNDIT:

“Ne jemi shumë të inatosur”, Xavi pranon se Barcelona ende po vuan nga humbja ndaj Real Madridit

“Ne jemi shumë të inatosur”, Xavi pranon se Barcelona ende po vuan nga humbja ndaj Real Madridit

Trajneri i Barcelonës, Xavi, ka thënë se skuadra e tij është ende e inatosur, pas pothuajsë një jave që nga humbja ndaj Real Madridit në shtëpi, me rezultat 2-1.

“Ne duhet të rikthehemi në një terren të vështirë. Ne jemi të inatosur, por duhet të korrigjojmë gabimet tona. Janë detajet e vogla ato që kanë rëndësi, ne nuk mund ta përballojmë të kemi më gabime në përqendrim”, ka thënë tekniku spanjoll në konferencën për shtyp para ndeshjes me Real Sociedad.

Barcelona, që ka fituar titullin e ligë sezonin e kaluar, janë në pozitën e katërt në tabelë, tri pozita më poshtë dhe katër pikë mbrapa liderit Real Madrid.


Nëse ata dëshirojnë që të qëndrojnë në hap me rivalët e tyre, ata duhet t’i rikthehen fitoreve këtë vikend.

Katalanasit kanë marrë lajme të mira nga infermieria teksa për sfidën ndaj Sociedadit të gatshëm për lojë pritet të jenë Pedri dhe Kounde, të cilët janë pjesë e ekipit që kanë udhëtuar për në  “Reale Arena”.

UEFA refuzon apelin e Barcelonës pasi katalanasit u gjobitën me një shifër gjashtëshifrore
Lexo po ashtu UEFA refuzon apelin e Barcelonës pasi katalanasit u gjobitën me një shifër gjashtëshifrore

Sfida mes Real Sociedadit dhe Barcelonës do të luhet nesër (e shtunë) me fillim nga ora 21:00./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Ndërkombëtare
Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Premier League
Vëllaznimi vjen me reagim për ngjarjet në Prizren – i quan kriminel tifozët vendas, ndërsa klubin e Lirisë si të pabesë

Vëllaznimi vjen me reagim për ngjarjet në Prizren – i quan kriminel tifozët vendas, ndërsa klubin e Lirisë si të pabesë

Liga e Parë
“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

Premier League
Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Serie A
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Kalo në kategori