LAJMI I FUNDIT:

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit
Foto: Arkiv

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra kritikoi ashpër deputeten nga radhët e pozitës, Fitore Pacolli, ndonëse nuk ia përmendi direkt emrin lidhur me rastin siç tha të një kanosje verbale ndaj një 90 vjeçari, Ismajl Veliu për çështje pronash.

Deliu-Kodra gjatë fjalës së saj në seancën e Kuvendit të Kosovës ka thënë se si familja e kësaj deputeteje ka kërcënuar 90-vjeçarin duke shfrytëzuar pushtetin e vajzës së tyre si deputete.

Ajo tha se kërcënime të tilla janë terrorizuese për një 90 vjeçar, si dhe shumë të rënda.


“E ngova me vëmendje kolegen parafolëse. Krejt çka kujtojë nga zonja në fjalë është terrorizimi që ju bë Ismajl Veliut që është 90 vjeçar. Veç nëse e klikoni në Google e shihni çfarë thuhet, ‘N’hava kam të çu se e kam vajzën deputete’. Kolegë po flas për një familje e cila i ka rënë në qafë një 90 vjeçari. Një njeriu që është terrorizua për një çështje pronësore. Unë vet jam ndjerë keq nga deklaratat që i kemi pa në media. Kanë qenë të rënda për shfrytëzimin e pushtetit, për nivelin e pushtetit i cili shkon deri aty sa që nuk kursen as njerëz në moshën 90 vjeçare. Dhe kjo nuk është e lehtë…Ende e kam para syve të mi deklaratën e tij publike që e kemi lexu secili nga ne”, ka thënë Deliu-Kodra.

Pas fjalës së deputetes së PDK-së, Fitore Pacolli nga LVV i reagoi Deliu-Kodrës duke i thënë se dihet kush ka vjedhur e korruptuar.

“E kanë thirr një seancë për të ekspozuar korrupsionin, por janë duke e ekspozu veten. Prandaj, s’kemi çka me diskutu më tepër, po dihet kush ka vjedh, e kush është korruptu. Vazhdojmë tutje, qeverisim pastër siç jemi duke qeverisur”, ka thënë Pacolli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Abdixhiku reagon ndaj akuzave për vjedhje votash

Abdixhiku reagon ndaj akuzave për vjedhje votash

Familja Muçiqi fal gjakun pas aksidentit tragjik në Fushë Kosovë

Familja Muçiqi fal gjakun pas aksidentit tragjik në Fushë Kosovë

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

Lajme
Projekt shqiptaro-zviceran, vaji i ullirit nga zona e Elbasanit bën histori

Projekt shqiptaro-zviceran, vaji i ullirit nga zona e Elbasanit bën histori

Lajme
Ambasada e Kosovës në Shkup tregon arsyet e shtyrjes së zbatimit të

Ambasada e Kosovës në Shkup tregon arsyet e shtyrjes së zbatimit të "One Stop Shop" në Bllacë

Kalo në kategori