Kryeminstri i vendit, Albin Kurti ka vizituar ekspozitën “Rezistenca paqësore dhe shtetformimi në Kosovë 1988 – 1998”, e cila është hapur në Berlin nga autori, Shkumbin Brestovci.
Kurti përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se historia e rezistencës paqësore dhe e shtetformimit në Kosovë gjatë dekadës së fundit para fillimit të luftës çlirimtare është konceptuar dhe paraqitur para publikut gjerman në Berlin, përmes një ekspozite dokumentuese.
“E kuruar nga autori Shkumbin Brestovci dhe e titulluar “Rezistenca paqësore dhe shtetformimi në Kosovë 1988 – 1998”, në të janë ekspozuar fotografi dhe materiale të tjera dokumentare, përmes së cilave publiku ndërkombëtar mund të njihet me një nga historitë më autentike të një rezistence paqësore kundër një regjimi të apartheidit në Evropë, çfare ishte ajo e popullit të Kosovës në dekadën e fundit të shekullit XX”, ka shkruar Kurti.
Tutje ai ka thënë se këtë ekspozitë e ka vizituar bashkë me ministrin Hajrulla Çeku dhe me ambasadorin e Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, i cili edhe e hapi këtë ekspozitë.
“ ‘Rezistenca paqësore dhe shtetformimi në Kosovë 1988 – 1998’, është organizuar pikërisht nga një bashkëpunim i ngushtë ndërmjet Ambasadës së Republikës së Kosovës në Berlin, Fondacionit Friedrich Ebert-Stiftung dhe Institutit Leibniz për Kërkimet e Evropës Lindore dhe Juglindore në Regensburg.
Në kuadër të ekspozitës, mbrëmë u mbajt edhe një panel diskutimi në të cilin morën pjesë Geert Ahrens, diplomat gjerman, që përfaqësoi OSBE-në gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë dhe luajti një rol kyç në ndërmjetësimin e fillimviteve ‘90-ta, Rafael Biermann, politolog dhe Linda Gusia, aktiviste për të drejtat e njeriut dhe profesoreshë e sociologjisë në Universitetin e Prishtinës”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Tutje kryeministri i vendit ka thënë se: “Rruga e ndjekur nga vendi ynë Kosova si dhe nga populli dhe liderët politikë të saj në të kaluarën, janë historia e domosdoshme prej nga nisemi për të ardhmen tonë politike krah vendeve të Bashkimit Evropian. E në këtë rrugë, shumëçka kalon kah Berlini dhe Gjermania, vendi ynë mik dhe aleat sikur në vitet tona më të vështira, ashtu edhe sot kur synojmë integrimin dhe anëtarësimin në strukturat euro-atlantike”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe