LAJMI I FUNDIT:

Më në fund vjen konfirmimi zyrtar nga Javier Tebas, La Liga rikthehet në qershor – rifillon me një derbi

Më në fund vjen konfirmimi zyrtar nga Javier Tebas, La Liga rikthehet në qershor – rifillon me një derbi

Javier Tebas ka konfirmuar se elita e futbollit spanjoll La Liga do të rifillojë me 11 qershor, pas puazimit prej pandemisë Covid-19.

Ishte kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez që tha ditë më parë se ndeshjet e La Ligas dhe La Liga 2 mund të luhen nga 8 qershori.

Në anën tjetër tani ka folur presidenti i La Ligas, Javier Tebas që ka konfirmuar se ndeshja e parë do të luhet më 11 qershor.


“La Liga do të rifillojë fundjavën e 12 qershorit, por ndeshja e parë do të luhet të premten me 11 qershor”, tha Tebas.

Numri një i elitës së futbollit spanjoll ka konfirmuar edhe ndeshjen e parë që do të luhet me 11 qershor.

“Synimi ynë është që ndeshjen e parë ta luajmë me 11 qershor me fillim nga ora 22:00 në derbin mes Sevillës dhe Betisit”.

“Gjatë javëve do të luhen me tre orare ku pritet të ketë ndeshje çdo ditë”, përfundoi presidenti i La Ligas për Movistar.

Tebas gjithashtu tha se klubet pritet të rikthehen në stërvitje të plota para fundit të majit për të qenë të gatshme për rifillimin e La Ligas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori