Në fshatin Shkabaj, vetura me rimorkio del jashtë trasesë së rrugës (Video)

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka theksuar se sot rreth orës 11, në fshatin Shkabaj të Prishtinës, një veturë ka dalur nga traseja e rrugës.
Në videon të cilën e ka siguruar telegrafi shihet automjeti i tipit Mercedes, me rimorkion pas është rrëzuar në tokë.
Në rimorkion e saj ka qenë e ngarkuar me lopë.
“Nuk ka lëndime në njerëz, dhe për shkak të pakujdesisë në trafik, shoferi i veturës është gjobitur”, ka shtuar Ahmeti. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
11/06/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































