Mohamed Salah është lojtari i momentit në Evropë, por në Egjipti janë duke iu gëzuar dhe përfituar nga kjo.

Në Egjipt e duan shumë, pasi ai e ka dërguar me golat e tij kombëtaren në Kupën e Botës që do të mbahet në Rusi.


Së fundi Salah është bërë edhe imazhi i Vodafone Egjipt dhe kompania telefonike ka një super ofertë për klientët e saj.

25532049 10155240678848437 7259350291015370265 o Salah gjatë prezantimit te kjo kompani

Për çdo gol të shënuar nga Salah, të gjithë abonentët e Vodafone Egjipt përfitojnë 11 minuta komunikim falas.

Minutat janë të njëjtë me numrin e fanellës që bartë lojtari.

Me ritmin aktual egjiptianët do të kenë shumë minuta falas për të folur.

1 1 e1513847565728 Salah gjithmonë i buzëqeshur

Vetëm nga kjo fundjavë abonentët kanë përfituar nga 44 minuta falas.

Salah pas formës së tij është kthyer në objektiv të shumë klubeve të mëdha. /Telegrafi/

telegrafi sport app