LAJMI I FUNDIT:

Në Dragash arrestohen dy persona të dyshuar për “trafikim me njerëz”

Në Dragash arrestohen dy persona të dyshuar për “trafikim me njerëz”

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve të saj në funksion të garantimit të rendit dhe sigurisë së përgjithshme, si dhe parandalimin e veprave penale, me datë 18.02.2019, rreth orës 01:30, në rajonin e Prizrenit/Dragash, ka identifikuar dhe ndaluar një veturë me targa vendore.

Me këtë rast, siç thuhet në një njoftim të Policisë, pas një procesi të verifikimit dhe kontrollit në bashkëpunim me zyrtarë të drejtorisë së antitrafikimit me njerëz, janë arrestuar dy persona nën dyshimin për “trafikim me njerëz”, si dhe janë identifikuar tri viktima të trafikimit (të gjitha femra/shqiptare/kosovare).

“Të personat e dyshuar janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit kompetent ndalohen për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë.


Po sipas njoftimit, viktimat janë dërguar për ekzaminim mjekësor dhe janë ndërmarrë veprimet për strehimin e tyre, sipas procedurave të parapara për raste të tilla. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori