Portieri i Arsenalit, David Raya, është shprehur optimist pavarësisht humbjes 1-0 të “Topçinjve” ndaj Paris Saint-Germain në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në Emirates. 

Ousmane Demble në bashkëpunim me Kvitcha Kvaratskhelian shënuan golin e vetëm në këtë ndeshje.   


Arsenali tentoi dhe madje shënoi njëherë, me Mikel Merinon, por goli u anulua nga VAR.   

“Parisi filloi shumë shpejt me një gol. Ata dominuan 15 minutat e para, por pas kësaj, mendova se ne dominuam ndeshjen. Ne patëm rastet dhe Donnarumma bëri disa pritje të shkëlqyera”. 

"Është vetëm pjesë e parë, marrim shumë gjëra pozitive, por ia vlen t'u japim merita lojtarëve për përpjekjen. Mund ta kishim fituar ndeshjen", ka deklaruar Raya. 

Portieri spanjoll e pranoi sfidën që e pret, me Arsenalin që ka nevojë për një performancë të fortë në ndeshjen e kthimit në Paris më 7 maj. /Telegrafi/  

telegrafi sport app