LAJMI I FUNDIT:

Në “Ditën e Veteranit” ndahen mirënjohje për femrat ushtare të UÇK-së

Në “Ditën e Veteranit” ndahen mirënjohje për femrat ushtare të UÇK-së

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, me rastin e “Ditës së Veteranit të Luftës së UÇK-së”, kanë ndarë mirënjohje për disa nga femrat që ishin në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Me këtë rast u tha se femra shqiptare historikisht ka qenë për krah burrave qysh në kohën e Ilirisë e deri në kohën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kryetari i organizatës së veteranëve të luftës së UÇK-së, Gucati, tha se dita e veteranit vjen nga kalendari i vitit 1991, ku komandanti Adem Jashari filloi përballjen me forcat policore dhe ushtarake serbe dhe nga këtu filloi rezistenca e armatosur dhe ushtarake e UÇK-së.


“Në këtë ditë të veteranit është shumë me rëndësi që t’i kujtojmë të gjithë ata që sakrifikuan jetën e tyre në mbrojtje të vendit tonë të shenjët, Kosovës, pra sot shënohet dita e veteranit të Kosovës, ditë e njerëzve më meritor për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë”, tha ai.

Ai pati edhe një kërkesë për drejtuesit e institucioneve të Kosovës.

“Unë i kisha bërë edhe një ftesë publike Presidentit, kryeministrit, kryetarit të parlamentit që ta marrin edhe një hap për lirimin e dy komandantëve që po mbahen padrejtësisht në burg, Sylejman Selimi dhe Azem Syla. Kështu që kërkojmë prej tyre që këtë hap ta marrin qysh nesër”, tha ai.

Përndryshe, mirënjohje për kontributin e dhënë iu nda edhe Azem Sylës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori