Qytetarë të shumtë kanë vizituar sot Kazermën “Adem Jashari” në Ditën e Forcës. Për ta, Forca e Sigurisë së Kosovës ka ekspozuar automjetet ushtarake dhe ka demonstruar aftësitë ushtarake. Qytetarët u shprehen të lumtur që po e shohin Ushtrinë e Kosovës duke u pajisur me mjete ushtarake e duke u bërë një ushtri e fortë.
Për katër orë sa ka qenë e hapur kjo kazermë për qytetarët, ishin fëmijët ata më kureshtarët për të parë nga afër automjetet e FSK-së e për t’u fotografuar me ushtarët.
Nina Sinani është njëra nga ta, e cila tregon se nuk është hera e parë që viziton Forcën e Sigurisë së Kosovës në “Ditën e Hapur”.
“Unë këtu kam ardhur për të vizituar dajën, me i pa aktivitetet që i bëjnë këtu dhe me pa se çka ka se vetëm një herë me duket kam qenë dhe kam dëshirë me ardhur prapë”, tha ajo.
Qytetari Agron Veseli, bashkë me fëmijët e tij kishte ardhur për të parë punën e ushtarëve të Kosovës. Ai pati edhe një porosi që të investohet më shumë në Ushtrinë e Kosovës.
“Për Ditën e Forcës ne zakonisht kemi dalë të gjithë, kësaj radhe i kam marrë edhe fëmijët. Duket bukur, disa mjete të mira, fëmijët u kënaqën, fotografi me ushtarë, pamë edhe kryeministrin ishte në vizitë… Mendimi im për ushtrinë është që duhet me investu shumë më shumë, kemi nevojë të kemi një ushtri të fortë derisa të kemi kojshi të këqij ne duhet të jemi të fortë”, tha ai.
Për të parë ushtarët e automjetet ushtarake nga afër, Ramë Bilalli kishte ardhur nga Podujeva, e i cili thotë se nuk e kishte menduar që mund të vije kjo ditë që Kosova të ketë ushtri të saj.
B“73 vjet i bëra këtë ditë nuk e kam prit që mundemi ne me mbërri deri këtu dhe veç ju uroj sukses të gjithë këtyre ushtarëve… Ne kemi shërbyer tjetër kund, tash ushtria jonë kënaqësi e madhe dhe veç ishalla shkojnë përpara e janë të bashkuar gjithë”, tha ai.
Bashkë me fëmijët në Kazermën “Adem Jashari”, kishte ardhur edhe Xhevdet Ahmeti, i cili thotë se nuk ka asgjë më mirë sesa të shohësh ushtrinë e vendit duke shkuar përpara.
“Është një kënaqësi shumë që po i shohim, jam gëzuar shumë se hera e parë që po vij, nuk di si të shprehem, shumë mirë… A ka më mirë se me e pa ushtrinë tënde duke shkuar përpara, duke përparuar vendi yt”, tha ai.
Sot, përveç në Prishtinë, edhe në kazermat e tjera si në Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozotin, para qytetarëve janë ekspozuan dhe demonstruan aftësitë dhe kapacitetet ushtarake e FSK-së të shoqëruara edhe me aktivitete tjera. /kp/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet
Analistët: Ndarja e subvencioneve në bujqësi, dëmtoi imazhin e qeverisë
Vrasja e 29-vjeçarit në Malishevë, ngritet aktakuzë ndaj nëntë personave
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian