Periudha e dimrit dallohet me rritje të konsumit të ëmbëlsirave, si per shkak të temperaturave të ulëta ashtu edhe për shkak të festave të fundvitit.
Gjatë kësaj periudhe, në vend të sheqerit të rafinuar, të bardhë, provoni një mënyrë shumë më të mirë të ëmbëlsimit.
Janë shumë arsye pse nuk duhet te konsumoni sheqer te rafinuar apo sheqerin e bardhë.
– Sheqeri nuk eshte ushqim
– Sheqeri ju shëndosh
– Sheqeri ju bën nervoz
– Sheqeri shkakton probleme me diabet, veshka dhe zemër
– Sheqeri ju dëmton dhëmbët
– Sheqeri dobëson sistemin imunitar
Kjo nuk do te thotë qe nuk duhet të hani sheqer, sepse trupi ka nevoje për karbohidrate, pra për sheqerna, por duhet te perdorni format e saj natyrale.
Kënaqësia e të shijuarit të ëmbël mund të jetë edhe më e madhe nëse ëmbëlsirat shtëpiake, tortet, kekat, pudingët ose pijet, i bëni me përbërës të shëndetshëm, organikë dhe të plotë.
Ne ju sugjerojmë të provoni këto produkte natyralë, të cilat gjenden në Dyqani BIO dhe janë një alternativë e shkëlqyeshme për sheqerin. Nëse jeni të interesuar për efektet dhe përdorimin e tyre, lexoni më poshtë.
1. Sheqer i pishës (xylitol)
Indeksi glicemik i sheqerit të pishës është shumë i ulët (IG i sheqerit të thjeshtë është 68 dhe ai i xylitol është vetëm 7). Ai përmban 40% më pak kalori sesa sheqeri i rregullt dhe është ideal për diabetikët. Gjithashtu, konsumi i moderuar i xylitolit natyral në vend të sheqerit kontribuon në ruajtjen e mineralizimit të dhëmbëve.
Është e shkëlqyeshme për të gjitha llojet e pijeve dhe ëmbëlsirave, përveç atyre që përgatiten me majë.
2. Stevia
Shijen e saj të ëmbël stevia Ia detyrohet të ashtuquajturit glikozidit steviol te nxjerra nga bima. Ai përmban të paktën dhjetë glikozide të ndryshme dhe dy ato kryesore – steviosidi dhe rebaudiosidi, i japin asaj një shije të ëmbël. Ëstë jashtëzakonisht interesante sepse nuk përmban fare kalori, por është 300 deri 400 herë më e ëmbël se sheqeri. Prandaj, një sasi e vogël e stevia është e mjaftueshme për të arritur ëmbëlsinë e dëshiruar.
Mund të shtohet në çdo lloj pije dhe ëmbëlsirë dhe vjen në formë të lëngshme ose pluhur.
3. Shurup nga agave
Përftohet nga lëngu i llojeve të ndryshme të agave. Sheqeri kryesor në agave është fruktoza, e cila ka përqindjen më të lartë. Agave gjithashtu përmban disa glukoza. Ka një indeks të ulët glicemik. Nga mineralet, përmbanë kalcium dhe hekur. Agave përmban natyrshëm inulin, një polisaharide bimore që vepron në mënyrë të favorshme në mikroflorë të zorrëve, duke promovuar rritjen e baktereve “të mira”.
Shurupi Agave është i shkëlqyeshëm për një shumëllojshmëri të pijeve dhe ëmbëlsirave me krem, pudingje dhe pure.
4. Shurup panje
Ju mund ta përhapni këtë shurup të popullarizuar në bukë, të ëmbëlsoni palpetat amerikane (ose të rregullta), ose të përdorni si ëmbëlsues për sallatat e frutave ose tortën me biskota. Aroma e saj e pasur do të rrisë shijen e secilit çaj kurse limonada e shurupit të panjës së nxehtë shpejt do të bëhet pije juaj e preferuar e dimrit. Është një zëvendësues i shkëlqyeshëm i sheqerit dhe përdoret gjithashtu në pije për të forcuar trupin. Ngjyra e këtij shurupi të çmuar mund të ndryshojë. Sa më i errët shurupi, aq më i fortë është shija dhe aq më i lartë është përqendrimi i antioksidantëve. Përftohet nga lëvorja e panjeve duke prerë trungun, ku pastaj mblidhet lëngu i cili më pas zihet në dendësinë e dëshiruar. Përafërsisht 40 litra lëng duhet të mblidhen për një litër shurup panje. Shurupi i panjës ka një indeks glikemik më të lartë se ëmbëlsuesit e tjerë.
5. Ëmbëlsues nga elbi
Ëmbëlsuesi nga elbi (Malti i elbit) është i pasur me aromë dhe shije, me ngjyrë të errët dhe përbërje të trashë. Është i shkëlqyeshme për të bërë byrekë, ëmbëlsira, pudingje. Është ëmbëlsues natyral, një zëvendësues i shkëlqyeshëm për sheqerin dhe ëmbëlsuesit artificial.
6. Ëmbëlsues nga orizi
Ëmbëlsues nga orizi (Malti i orizit) është një ëmbëlsues që në dukje ju kujton mjaltin, por ka një shije më të butë dhe, ndryshe nga mjalti, përmban sheqerna komplekse (polisaharide). Është lehtësisht i tretshëm dhe përzihet lehtësisht me përbërës të tjerë në përgatitjen e ëmbëlsirave. Ëmbëlsuesi nga orizi ka një shije të butë dhe të pasur dhe është i shkëlqyeshëm në të gjitha recetat.
7. Melasa e kallamit të sheqerit
Melasa është një lëng i trashë dhe i ëmbël i marrë nga kallami. Përmban rreth 50% sheqer, por edhe lëndë ushqyese: aminoacide thelbësore, hekur, kalcium, kalium, fosfor dhe magnez. Përdoret në përgaditjet në kuzhinë – thellon freskinë e bukës, kollaçeve dhe kollaçeve nga brumi me majë dhe brumërave të përziera dhe si zëvendësues i sheqerit për përgatitjen e ëmbëlsirave. Përveç kollaçeve, është gjithashtu i përshtatshëm për salcat e pjekjeve, si dhe për lyerje të pjekje.
Pa sheqer shtesë!
Në produktet e gatshme të sotme, vështirë mund të shmangni sheqernat e shtuar në mënyrë të panevojshme. Shikoni ofertat e produkteve pa sheqer të shtuar dhe shijoni ëmbëlsira të sigurta dhe organike.
Te gjitha produktet nga kategorite e ëmbëlsuesve dhe sheqerëve natyral si dhe shumë produkte pa sheqer të shtuar artificial, mund t’i gjeni te Dyqani BIO.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Shija e traditës dhe pastërtisë - Produkte halal për syfyre dhe iftare nga Meka Halal Food

Furnizohu dhe ndihmo! IP Petrol – Bamirësi në lëvizje për muajin e Ramazanit

Vetura nga Korea apo Evropa? Çfarë duhet të dini para se të bleni një veturë?

Çmimi i Bitcoin bie nën 80 mijë dollarë - pse po humb vlerë kriptovaluta kryesore?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk