Të dielën në Amsterdam ArenA është zhvilluar derbi ndërmjet Ajaxit dhe Feyenoordit, i shoqëruar me emocione, incidente dhe gola.

Ndërsa goli më i bukur u shënua që në sekondat e para të takimit. Me të filluar ndeshja, u akordua gjuajtje e lirë në favor të skuadrës vendase.


Përgjegjësinë e mori mesfushori danez, Lasse Schone, i cili bëri mrekullinë nga një largësi prej afro 35 metra. Goditja e tij nuk i dha asnjë shans portierit mysafir që të intervenonte.

Në pjesën e parë, nikoqirët shënuan edhe një herë me anë të David Neres (36’), për të shkuar në pushim me epërsi të dyfishtë.

Në fund të ndeshjes, lojtarët e Feyenoordit e shënuan golin e nderit. Realizues ishte Michiel Kramer. /Telegrafi/

telegrafi sport app