LAJMI I FUNDIT:

Në deponinë në Shuto Orizare kamionët me mbeturina vazhdojnë të zbrazen njëri pas tjetrit pa i dhënë llogari askujt

Në deponinë në Shuto Orizare kamionët me mbeturina vazhdojnë të zbrazen njëri pas tjetrit pa i dhënë llogari askujt

Në deponinë në Shuto Orizare kamionët me mbeturina vazhdojnë të zbrazen njëri pas tjetrit pa i dhënë llogari askujt për ndotjen e mjedisit, ose thënë ndryshe pa ju kërkuar llogari askush për shkeljen e ligjit. Në terren nuk ishte askush që të merrej me pastrimin e deponisë, por kishte disa automjete që po siguroheshin të shtojnë sasinë e mbeturinave në atë lokacion. Puna për pastrimin e një pjese të deponisë, bazuar në deklaratën e kryetarit të komunës së Shutkës tashmë duhet të kishte nisur.

“Sot është data 26 qershor, thënë ndryshe dy ditë para Kurban Bajramit. Kjo periudhë është e rëndësishme, sepse pikërisht këtë periudhë mori si pikë referimi kryetari i komunës së Shutkës se do të fillojë me punën për pastrimin e deponisë në Shuto Orizare. Megjithatë, si edhe mund ta shikoni nga insertet që do të sjellë kameramani ynë, puna nuk ka filluar akoma.”

Sot tentuam të kontaktojmë me kryetarin e Shuto Orizares, Kurto Dudush, por pa sukses. Rreth dy javë më parë Dudushi tha se se monitorimi do të ishte shumë më i lehtë nëse ajo sipërfaqe do të pastrohej njëherë plotësisht. Ai thotë se shumë herë personat që hasën duke hedhur mbeturina në atë zonë me kamion të mbushur përplot përfshihen në konflikte me inspektorët, duke shtuar se Komuna e Shuto Orizares nuk ka kapacitet të përballojë e vetme këtë problem.


“Me shumë gjasa, nga java e ardhshme para Kurban Bajramit do të nisim me pastrimin atje. Janë ndarë 2.5 milion denarë. Aq kemi mundësi nga buxheti ynë, me aq mjete sa kemi në dispozicion për të pastruar. Megjithatë shpresoj se kur të fillojmë ne, do të kyçen edhe nga Qyteti I Shkupit dhe Ministria e Mjedisit Jetësorë, që të pastrohet njëherë e përgjithmonë ajo deponi. Mbeturinat do të dërgohen në “Drislla” Kur hapim temën për deponinë në Shuto Orizare, na vijnë komentet të tilla si “ Çfarë nëse e pastrojmë, pasi do të hedhin përsëri? Kush na garanton se nuk do të hedhin përsëri?” pyeti Kurto Dudush- kryetar i Komunës së Shutkës./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

Kronika e Zezë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Kalo në kategori