LAJMI I FUNDIT:

Në “Bogorodicë” pritet deri 30 minuta

Në “Bogorodicë” pritet deri 30 minuta

Tek kalimi kufitar “Bogorodicë” ka frekuencë të zmadhuar të automjeteve, koha e pritjes është prej 15 deri në 30 minuta. Tek kalimet tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje për hyrje-dalje nga shteti, kumtoi LAMM.

Komunikacioni i rrugëve shtetërore zhvillohet pa pengesa dhe nëpër korsi të thata, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është zmadhuar.


LAMM rekomandon për vozitje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur. Në disa rrugë mund të ketë rrëshqitje të dheut sidomos në akset: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë./Telegrafi/