Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, ka bërë të ditur se për herë të parë, edhe në Barilevë ka filluar mësimi tërëditor!

Ai ka shtuar se me këtë hap, numri i shkollave në kryeqytet që zbatojnë këtë model arrin në 12, duke përfshirë jo vetëm qendrën, por edhe zonat rurale.


“Ky është investim real në të ardhmen e fëmijëve tanë. Prishtina, përtej të zakonshmes!”, ka shkruar Rama i cili ka shpërndarë një video nga vizita në shkollën "Ali Kelmendi" në Barilevë.