Presidentja Vjosa Osmani ka uruar aleancën atlantike NATO-në për 76-vjetorin e themelimit të saj, duke e quajtur si unitet, forcë dhe paqe.

Në një postim në platformën "X", presidentja Osmani ka theksuar se sot nderohet aleanca e cila ka qëllimin se liria, dinjiteti dhe paqja ia vlen të mbrohen.


“Ne nderojmë një Aleancë të ndërtuar jo vetëm mbi pushtetin, por me qëllim - besimin e përbashkët se liria, dinjiteti dhe paqja ia vlen të mbrohen. Njëzet e gjashtë vjet më parë, NATO ndihmoi në shpëtimin e miliona jetëve në Kosovë. Ajo mbetet ende shtylla kurrizore e paqes dhe sigurisë - në rajonin tonë, në të gjithë Evropën dhe në mbarë botën".

"Ne kemi qëndruar krah për krah me aleatët tanë dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë – si partnerë, si kontribuues dhe si anëtarë të ardhshëm. Sepse anëtarësimi në NATO nuk është vetëm qëllimi ynë – është kapitulli tjetër në një udhëtim të përbashkët për paqen dhe sigurinë afatgjatë", ka shkruar Osmani. /Telegrafi/