Familjarët e ish-luftëtares Mukadeze Lika-Muhaxheri, e kanë kujtuar atë në 20-vjetorin e vrasjes.

Bashkëshorti Agim Muhaxheri ka rrëfyer për Klan Kosovën, se si ajo kishte kërkuar që të qëndrojë në Kosovë, ndërsa ai me katër fëmijët ishin nisur për në Maqedoni.


"Ishim duke shkuar bashkë dhe me katër fëmijët në Maqedoni, ajo papritur u ndalë dhe tha që do të qëndrojë në Kosovë dhe që do të vjen më vonë në Maqedoni. Më vonë e morëm lajmin që e kanë vrarë", rrëfeu Agim Muhaxheri.

Nënën e tij e kujton edhe djali Alban Muhaxheri, i cili tha që kontributi i saj çmohet lartë.

"Është një nënë e cila i ka lënë katër fëmijë, kontributi i saj çmohet padyshim lartë", ka thënë ai.