LAJMI I FUNDIT:

Peci nga partia Guxo, ndryshe nga Aliu i LVV-së: Kosova është e përjetshme

Peci nga partia Guxo, ndryshe nga Aliu i LVV-së: Kosova është e përjetshme

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili ka thënë se Kosova është një projekt i përkohshëm, duke iu referuar aspiratës për bashkim me Shqipërinë.

Peci në një prononcim për Telegrafin ka thënë se formimi dhe rrugëtimi i tij politik i takon konceptit që jo vetëm beson fuqishëm se Kosova është e përjetshme, por edhe përpiqet çdo ditë për jetësimin e kësaj platforme.

Sipas tij, kjo platformë është tepër e qartë: Republika e Kosovës shtet i pavarur e sovran, me identitetin e saj politik, i cili identitet është ndërtuar me mundin e brezave, me gjak, sakrificë e konsekuencë.


Çitaku i drejtohet Aliut: Qeveritë janë të përkohshme, Kosova është e përjetshme
Lexo po ashtu Çitaku i drejtohet Aliut: Qeveritë janë të përkohshme, Kosova është e përjetshme

“Republika e Kosovës e ka tanimë të formësuar identitetin e vet shtetëror, të njohur ndërkombëtarisht dhe do të vazhdojë ta forcojë më tej atë bashkë me aleatët strategjikë.

Ky qëndrim, kjo bindje e ky gjakim për Kosovën e përjetshme është mishëruar thellë në konceptin politik të GUXO-s, të projektuar nga Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani-Sadriu.

Andaj, Kosova është e përjetshme”, ka thënë Peci.

Ndryshe, ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, të enjten ka thënë se Kosova është një projekt i përkohshëm, duke iu referuar aspiratës për bashkim me Shqipërinë.

Ai ka thënë se nuk mund të krijohet një komb kosovar, duke theksuar se kjo do të nënkuptonte një përzierje etnive, që sipas tij nuk po ka sukses. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori