LAJMI I FUNDIT:

Ndodh në Shqipëri: I tejkaloi me vota 121 deputetë, por nuk e fitoi ulesën në kuvend

Ndodh në Shqipëri: I tejkaloi me vota 121 deputetë, por nuk e fitoi ulesën në kuvend

Ndryshimet në Ligjin zgjedhor në Shqipëri që u aplikuan në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, kanë prodhuar rezultate befasuese në listat e kandidatëve për deputetë.

Në listën e PD, më i votuari në Qarkun e Fierit është Agron Kapllanaj me 9274 vota por kjo nuk ka mjaftuar që të siguronte një mandat deputeti.

Kapllanaj ka marrë më shumë vota se 121 deputetë që kanë marrë mandatin paraprak nga KQZ, por ai sërish nuk ka mundur të hyjnë në Kuvend pasi ishte i renditur në vend të 7 të listës nga 6 mandate që mori PD në Fier, raporton Telegrafi.


Shqipëria ka një sistem zgjedhor me lista gjysmë të mbyllura, ku përparësi të madhe kanë kandidatët që partia i ka vendosur më lartë në lista.

E vetmja mënyrë që një kandidat të bëhet deputetë duke “thyer” renditjen e partisë është rregulla e herësit.

Shpjegojmë rastin e kandidatit të mësipërm. PD në Fier ka marrë 64,680 vota duke siguruar gjashtë mandate deputeti.

Kapllanaj pavarësisht se është më i votuari nga PD në Fier ai ishte renditur i shtati në listë nga PD.

Për të marrë mandatin ai duhet të merrte 10,700 vota në bazë të rregullës së herësit [Pjesëtimi i votave të partisë me numrin e mandateve që ka fituar partia].

Fatin e Kapllanajt e kanë pasur edhe kandidatë të tjerë të cilët pavarësisht se janë votuar më së shumti në qarqet ku kanë garuar nuk kanë mundur të fitojnë mandatin e deputetit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori