Futbollisti i njohur kosovar Valon Berisha ka qenë mysafiri i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” që është prodhim i Telegrafit.   Ylli dardan ka rrëfyer emocionet e tij për dy golat që kishte shënuar ndaj Borussia Dortmundit në një stadium të mbushur i tëri. “Unë kur luaj nuk e ndjejë aq shumë prezencën e shikuesit, se jam aq shumë i fokusuar në lojë”. “Ndonjëherë edhe trajneri kur thotë diçka vetëm ia bëj ‘po, po’ sepse nuk e di as çfarë më ka thënë”. 

“Kështu që nuk e kam ndjerë atë gjë, por normalisht ka qenë kënaqësi e madhe. Dy gola dhe çfarë loje kemi bërë, ka qenë super”. Tutje, ai ka treguar se si me ekipin e tij Red Bull Salzburg kanë arritur t’i shkaktojnë telashe dhe t’i mposhtin klube si Lazio dhe Real Sociedadi. 

Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë  KGM Kosova dhe Golden Eagle Energy Drink/Telegrafi/

telegrafi sport app