LAJMI I FUNDIT:

Ndiqni këtë rutinë në mbrëmje dhe zgjohuni në mëngjes me një lëkurë fantastike!

Ndiqni këtë rutinë në mbrëmje dhe zgjohuni në mëngjes me një lëkurë fantastike!

Java e modës sapo mbaroi. Ndërkohë që të gjithë flasin për veshjet, në mendjen time ende rrinë imazhet e grimit perfekt të modeleve në skenë dhe jashtë saj.

Duket që të gjithë po heqin dorë nga grimi i rëndë dhe po shkojnë drejt natyrales. Në vend që të mbulojnë e të korrigjojnë lëkurën, theksojnë tiparet dhe mbajnë një lëkurë që duket pothuajse e pa lyer. Kjo është shumë e lehtë për dikë me lëkurë perfekte, po ne si t’ia bëjmë?

Ndiqni këtë rutinë të përjavshme, që mund të bëhet në shtëpi dhe gjithashtu disa këshilla.

Kujdes aplikimi i kesaj rutine është mirë të bëhet në darkë kur jeni të qeta, pasi kur jeni të stresuara qelizat tuaja nuk reagojnë njësoj.

1. Pastroni lëkurën nga grimi që keni vendosur gjatë ditës

Pastroni zonën delikate të syve me një pastrues grimi dhe me një pambuk rrethor.

1

Pastroni lëkurën me bazë qumësht pastrues duke e hapur me duar, derisa i gjithë makijazhi të jetë shkrirë.

2

Merrni një peshqir të lagur me ujë të vakët dhe hiqni qumështin pastrues. Është më mirë të përdorim një peshqir të vogël sesa të lahemi me ujë të rrjedhshëm. Peshqiri i pastron poret më mirë dhe më thellë.

3

Vazhdoni duke lagur pambukun me tonik revitalizues dhe duke fërkuar lëkurën për një pastrim më të thellë.

4

Këta tre hapa duhet t’i ndiqni përnatë në mënyrë që kur të shtriheni, lëkura juaj të jetë e pastër dhe e aftë të rigjenerojë veten. Mos flini me mbetje të grimit në lëkurë sepse mund t’ju shkaktojnë akne.

2. Aplikoni ‘scrub’-in

aid114627-728px-Make-a-Homemade-Hand-Scrub-Step-11-Version-2

Scrub-i është një produkt që përdoret një herë në javë dhe pastron lëkurën tuaj nga qelizat e vdekura. Për një pastrim të thellë, masazhojeni me duar deri në 10 minuta. Pastaj hiqeni nga lëkura me peshqirin e lagur me ujë të vakët.

3. Aplikoni maskën

Me një penel për fytyrën ose me duar (të pastra) aplikojeni maskën hidratuese si në foto dhe mbajeni 10 minuta. Kur ta keni maskën në fytyrë relaksohuni totalisht, në qoftë se lëvizni ose merreni me punë stresuese, qelizat tuaja nuk janë të qeta dhe maska nuk ka të njëjtin efekt. Këtë duhet ta bëni një ose dy herë në javë.

5

Në qoftë se mendoni se ju duhet një trajtim më i thellë, mund ta mbani maskën gjithë natën pasi nuk e dëmton lëkurën tuaj.

4. Kremi hidratues

Pasi e mbaruat maskën, pastrojeni fytyrën përsëri me peshqirin dhe vendosni kremin hidratues.

6

Kremi duhet të vendoset përditë në mëngjes dhe në darkë.

Dhe ja si duket fytyra pas trajtimit:

7

Në trend Femra

Më shumë
Aktorja e njohur përqafon thjeshtësinë, shkon në emision totalisht pa grimë

Aktorja e njohur përqafon thjeshtësinë, shkon në emision totalisht pa grimë

Femra
Jennifer Garner tregon vështirësinë më të madhe e të qenit nënë

Jennifer Garner tregon vështirësinë më të madhe e të qenit nënë

Psikoprofil
Shenjat e hershme që tregojnë se fëmija i juaj ka inteligjencë të lartë

Shenjat e hershme që tregojnë se fëmija i juaj ka inteligjencë të lartë

Për nënat
Java e parë e shtatzënisë: Është koha për planifikim dhe jetë të shëndetshme

Java e parë e shtatzënisë: Është koha për planifikim dhe jetë të shëndetshme

Shtatzëna
I vini re këto detaje në vizatim? Ato mund të tregojnë kreativitetin dhe talentin e fëmijës

I vini re këto detaje në vizatim? Ato mund të tregojnë kreativitetin dhe talentin e fëmijës

Fëmija juaj
Salma Hayek mbulon thinjat me një veprim! Nuk keni nevojë për floktar apo bojë

Salma Hayek mbulon thinjat me një veprim! Nuk keni nevojë për floktar apo bojë

Flokë dhe stil
Kalo në kategori