LAJMI I FUNDIT:

A ndikohen çrregullimet e spektrit të autizmit nga lloje specifike të baktereve në zorrë?

A ndikohen çrregullimet e spektrit të autizmit nga lloje specifike të baktereve në zorrë?

Shkencëtarët kanë identifikuar lloje specifike të baktereve që gjenden në numër më të madh te njerëzit me autizëm

Çrregullimi i spektrit të autizmit ASD është një gjendje neurozhvillimore e karakterizuar nga reduktimi i komunikimit social dhe sjelljeve të përsëritura. Kjo gjendje ka intriguar prej kohësh shkencëtarët që duan të zbulojnë mekanizmat e saj themelorë.

Studiuesit nga Azrieli Faculty of Medicine of Bar-Ilan University në Izrael tani kanë identifikuar një lidhje të mundshme midis ASD dhe përbërjes së mikrobiomës së zorrëve.


Vërehen dallime të rëndësishme në bakteret alfa dhe beta te njerëzit me çrregullim të spektrit të autizmit

Studiuesit analizuan diversitetin e mikrobiomës së zorrëve në një grup izraelit prej 96 individësh të diagnostikuar me çrregullime të spektrit të ASD-autizmit dhe 42 individë neurotipikë. Gjetjet e tyre, të publikuara së fundmi në revistën npj Biofilms and Microbiomes, tregojnë dallime të rëndësishme në diversitetin alfa dhe beta te individët me çrregullim të spektrit të autizmit dhe identifikojnë lloje specifike të baktereve që janë më të bollshme tek individët me autizëm.

Gjetjet kryesore përfshijnë një rritje të papritur të diversitetit alfa, një masë të diversitetit mikrobik dhe një rritje të dukshme në bollëkun relativ të grupit Bacteriodetes dhe gjinisë Bacteroides te individët me çrregullim të spektrit të autizmit. Tradicionalisht, diversiteti i reduktuar i alfa është shoqëruar me dëmtim të shëndetit në një sërë kushtesh, transmeton Telegrafi.

Bakteroidet në mikrobiomën e zorrëve të njeriut mund të ndikojnë negativisht në shëndetin kur numri i tyre rritet

Megjithatë, rritja e diversitetit alfa e vërejtur në grupin e subjekteve me çrregullime të spektrit të autizmit sfidon kuptimet mbizotëruese, veçanërisht duke pasur parasysh lidhjen e mundshme të baktereve me sëmundjet neurologjike. Bakteroidet, që gjenden zakonisht në mikrobiomën e zorrëve të njeriut, mund të kenë efekte të pafavorshme shëndetësore kur rriten në bollëk.

Për të hetuar pasojat e mundshme funksionale të këtyre ndryshimeve të mikrobiomit, studiuesit kryen eksperimente me minj të porsalindur. Minjtë e trajtuar me Bacteroides fragilis në lindje treguan mosfunksionim në sjelljen sociale, rritje të sjelljeve të përsëritura dhe disrregullim të shprehjes së gjeneve.

– Hulumtimet tona tregojnë se një sasi e tepërt e baktereve, veçanërisht në periudhën e hershme të jetës, mund të ketë pasoja funksionale për individët me ASD. Kjo hedh dritë të re mbi ndërveprimin kompleks midis mikrobiomës dhe zhvillimit neurologjik te individët me çrregullim të spektrit të autizmit – tha studiuesi kryesor i studimit, profesor Evan Elliott nga Azrieli Faculty of Medicine of Bar-Ilan University, i cili kreu studimin në bashkëpunim me profesorin Omry Koren, ekspert për mikrobiomën.

Çrregullimi i spektrit të autizmit është më i zakonshëm tek meshkujt

Ajo që i intrigoi shkencëtarët ishte se këto efekte u panë kryesisht tek minjtë meshkuj, me minjtë femra që nuk shfaqnin deficite të sjelljes, duke sugjeruar se meshkujt mund të jenë më të ndjeshëm ndaj faktorëve mjedisorë që kontribuojnë në zhvillimin e çrregullimeve të spektrit të autizmit. Në këtë drejtim, hulumtimi thekson rëndësinë e kërkimeve të mëtejshme në aspektet specifike të seksit të ASD dhe rolin e mundshëm të përbërjes mikrobiale.

Mikrobioma e zorrëve ndikon në sëmundjet neurologjike klasike si demenca, Alzheimeri…

Studiuesit raportojnë se rezultatet e këtij hulumtimi shtrihen përtej laboratorit, duke ofruar rrugë të mundshme për analiza të mëtejshme të efekteve afatgjata të ndërhyrjeve mikrobike gjatë fazave të hershme të zhvillimit dhe implikimet e tyre në zhvillimin e trurit. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kolesteroli: Kur është i rrezikshëm?

Kolesteroli: Kur është i rrezikshëm?

Shëndetësi
Kalo në kategori