Pati polemika në futbollin brazilian në fundjavë, pasi mesfushori i Internacional, Mauricio, u ndëshkua me karton të verdhë për një arsye sa qesharake, aq edhe e çuditshme.

Të shtunën Internacional mundi Athletico PR me rezultat 2-1 në Serinë A-në braziliane, me Edenilson që shënoi dy golat.


Por 20-vjeçari Mauricio u përfshi në një moment të çuditshëm në fund të lojës. Pa asnjë presion mbi të, i riu mori topin në krahun e majtë dhe filloi të bënte disa lëvizje spektakolare.

Gjyqtarit nuk i pëlqeu aspak ajo shfaqje dhe kur topi doli jashtë loje, ai i dha një karton të verdhë për Mauricion.

Mauricio, dhe shumë nga shokët e tij të skuadrës, ishin krejtësisht të hutuar me vendimin - që do të thotë se ai tani do të humbasë udhëtimin te Cuiaba më 17 nëntor.

Joga Bonito - ose të luash bukur - është pjesë e kulturës së futbollit brazilian, por njeriu në mes, Ramon Abatti Abel, ndjeu se Mauricio "po vepronte në një mënyrë që tregon mungesë respekti për lojën".

Madje këtë ai e ka shkruar edhe në raportin e tij të ndeshjes, e që shumë nga tifozët po e interpretojnë si banal kartonin e verdhë. /Telegrafi/

telegrafi sport app