Ndeshja e radhës për ekipin shqiptar Bad News Eagles në turneun e CS:GO ESL Challenger League ndaj ekipit polak PALOMA

Pasi u eliminua nga sezoni i 42 –të i ESL Challenger League, tani ekipi Bad News Eagles ka mundësinë që të sigurojë pjesëmarrjen në ESL Pro League përmes sezonit të 43 –të i turneut kualifikues ESL Challenger League.
Ndeshjen e parë ekipi shqiptar do ta zhvillojë ndaj ekipit polak PALOMA në formatin ‘Bo3’, sot (e mërkurë) duke filluar nga ora 19:00.
Kjo ndeshje do të luhet në formatin ‘Bo3’ në ‘Upper Bracket’ të raundit të parë, ku asnjëri ekip nuk do të eliminohet në rast të humbjes.
Favorit i ndeshjes është ekipi shqiptar, pasi renditen më poshtë se ekipi kundërshtar në ranglistën botërore të CS:GO.
Në sezonin e 43 –të, të ESL Challenger League 24 skuadra nga Evropa së bashku me ekipin Bad News Eagles janë duke garuar për një grup çmimesh prej 50.000 dollarësh si dhe një vend në ligën e famshme ESL Pro League Season 18.
Ndeshjen e sotme ndërmjet Bad News Eagles dhe PALOMA mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të ESL në platformën Twitch. /Telegrafi/








































