Sektori i ndërtimtarisë si një ndër sektorët më të zhvilluar në vendin tonë po ballafaqohet me mungesë të personelit të kualifikuar. Zhvillimi i sektorit të ndërtimtarisë ka bërë që kompanitë të ndiejnë nevojën për persona me shkathtësi në shitje të banesave. Për këtë arsye, kompania ndërtuese “Pozhegu Brothers” ka filluar me trajnimin e të rinjve, të cilët do të aftësohen për tregun e punës. Trajnimet për të rinj do të ndodhin nga data: 19 – 27 shtator dhe do të jenë falas për të gjithë kandidatët, me temën “Zhvillimi i shkathtësive në shitje dhe menaxhim të sektorit të shitjeve”.
Qemajl Pozhegu pronar i kompanisë “Pozhegu Brothers”, thotë se tani kanë filluar të trajnojnë të rinj të cilët do të jenë të gatshëm për të hyrë menjëherë në tregun e punës.“Kandidatët prezent pritet të aftësohen në aspektin e shitjes dhe potencialisht dikush prej tyre të punësohet në kompaninë tonë. Por qëllimi është që t’i aftësojmë të rinjtë e t’i certifikojmë e cila do t’iu shërbejë jo vetëm për mundësi të punësimit në kompaninë tonë, por edhe në kompanitë tjera”.
Ai tha se duan që të kontribuojnë në fushën e përgjegjësisë sociale.“Qëllimi është që t’i japim diçka komunitetit, meqenëse shohim se njerëzit e rinj po kanë problem me gjet punë të reja, edhe në momentin që aplikojnë nëse s’kanë përvojë pune automatikisht po janë jashtë tregut të punës”.
Ky ndërtues ankohet se Komuna e Prishtinës, nuk po bën mjaftueshëm për ndërtimin e infrastrukturës nëpër vende ku po ndërtohen objekte kolektive banimi.
Uragan Alia, nga kompania “Simplicate LLC” ka thënë se mënyra se si është përfshirë programi ka përfshirë edhe pjesën teorike.“Kemi kombinuar teori praktikë, pastaj vizita në pjesën e segmentit të industrisë ndërtimit. Kemi vizita te kompania ndërtuese ‘Pozhegu Brothers’, në ambiente ndërtimi, në ambiente ku janë ndërtuar dhe ato që janë në ndërtim e sipër”, tha ai.
Ejup Gojnoci, nga Oda Ekonomike Gjermane Kosovare ka theksuar se fatkeqësisht në Kosovë nuk ka ndonjë shitës profesional ose të identifikuar.
“Më rëndësi është që do të mësoni, dhe ju do ta bëni një klientë të kënaqur. Ky do të jetë hapi kryesor në punën e juaj të përditshme. Për ta bërë një klient të kënaqur duhet t’i ofroni shërbimin të cilin ai ka nevojë, për ta bërë këtë duhet ta ndërtoni vetëbesimin që është çelësi kryesor”, ka thënë Gojnoci. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Zgjedhjet zvarrisin ekzekutimin e 61 milionë eurove nga BE-ja për Kosovën
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite