Nisja e punimeve për ndërtimin e shkollës fillore në lagjen Bardhi, të fshatit Bllacë të Shkupit duket se është çështje ditësh. Kreu i komunës Çuçer Sandevë, Jovan Pejkovski tha për Alsat se kanë përmbyllur të gjithë procesin që ka të bëj me ndërtimin e një objekti të ri shkollor. Megjithatë ai shtoi se hedhja e gurthemelit do të bëhet sapo Ministria e Arsimit do të marr miratimin pozitiv për cilësinë e projektit të shkollës nga institucionet përkatëse. Madje, Pejkovski kujtoi se është në kontakt të vazhdueshëm me udhëheqësinë e Ministrisë së Arsimit për të rrumbullakuar dokumentacionin e duhur për këtë objekt të ri shkollor.
“Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm, herën e fundit kemi kontaktuar para 1 muaji ose një muaj e gjysmë dhe e di që projekti ishte gati, vetëm duhej që aplikacionin e projektuesit ta dorëzojë për miratim për ndërtim dhe miratimin për ndërtim duhet ta lirojmë nga shpenzimet e taksave komunale. Ky vendim do të kalojë në këshill dhe menjëherë mund të fillojnë punimet për ndërtim, unë e di që janë siguruar paratë dhe gjitha nevojat tjera”-tha Jovan Pejkovski, kryetar i komunës Çuçer Sandevë.
Një ditë më parë, ministri i Arsimit, Arbër Ademi tha për Alsat se këtë vit parashihen mjete për ndërtimin e shkollës në lagjen Bardhi. Madje, sipas Ademit këtyre ditëve pritet të përfundojnë procedurat që kanë të bëjnë me revizionin e dokumentacionit teknik dhe të njëjtat ti kalohen komunës Çuçer Sandevë për të dhënë lejen për fillimin e punimeve ndërtimore.
Pavarësisht premtimeve të institucioneve të lartpërmendura, banorët e Bardhit shprehen skeptik se një objekt shkollor do të ngrihet në fshatin e tyre. Madje, banorët kujtojnë se Jovan Pejkovski tashmë ka mandatin e tretë si kryetar i komunës Çuçer Sandevë dhe për gjithë këto vite asnjëherë nuk e ka marr seriozisht kërkesën e banorëve për ndërtimin e një objekti të ri shkollor në lagjen Bardhi.
Në mungesë të shkollës, nxënësit e Bardhit edhe këtë vit shkollor e kanë nisur në shkollën fillore “Ilaz Thaçi” të Hanit të Elezit, ku dekada me radhë kanë mësuar edhe prindërit e tyre. Ndërkohë, si rezultat i vështirësive të mëdha me të cilat për çdo ditë përballen fëmijët e Bardhit mes dy kufijve, Maqedoni-Kosovë, shumë nxënës tashmë kanë nisur të transferohen në shkollat e Shkupit./alsat/
https://www.youtube.com/watch?v=aBPBwE3-qFg
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë