Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka vizituar Qendrën rezidenciale për të moshuar për të përcjellë nga afër ecurinë e punimeve.

Bulliqi ka qenë i shoqëruar nga drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Adelina Stublla.


"Me përfundimin e këtij objekti, të moshuarit e Komunës sonë do të kenë një vend ideal për qëndrim ditor, ku do kenë edhe kuzhinën popullore për ofrimin e shujtave ditore për 200 persona, hapësira rekreative, parkun, shërbimin parësor shëndetësor, dhoma fizioterapeutike, etj", ka shkruar Bulliqi në Facebook, përcjellë Telegrafi.

Tutje, ai ka shkruar se ky objekt me më shumë se 3 mijë metra katrorë financohet nga Komuna (530 mijë euro) dhe Shoqata “Jetimat e Ballkanit” (2 milionë euro)./Telegrafi/