Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit dhe ka caktuar masën e arrestit shtëpiak ndaj të pandehurve J.B, RR.G dhe R.B, zyrtarë të Komunës së Istogut, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim i pozitës zyrtare”
Gjykata njofton se të pandehurit J.B, RR.G dhe R.B, me datat 16.10.2020, 28.09.2020 e gjerë me datën 04.11.2020 si dhe me datë 14.12.2020 në objektin e K.I, duke vepruar si bashkëkryerës dhe atë i pandehuri J në cilësinë e drejtorit për Planifikim Urban dhe Mjedis, ndërsa të pandehurit RR dhe R, në cilësi te zyrtarëve pranë kësaj drejtorie, duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar, i tejkalojnë kompetencat e tyre, e me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për personin tjetër, duke vepruar në kundërshtim me Ligjin për ndërtim si dhe Planin Zhvillimor Komunal lëshojnë lejen ndërtimore për ndërtim.
Në atë mënyrë që të pandehurit duke qenë në dijeni se ngastra kadastrale për të cilën është parashtruar kërkesa për dhënien e lejes ndërtimore nga investitorët ndodhen në bllokun ku sipas planit zhvillimor është paraparë ndërtimi me etazhitet të caktuar, me rastin e lëshimit te lejes ndërtimore konstatojnë se kinse ngastrat kadastrale ndodhen në bllokun tjetër dhe me këtë veprim investitorëve i’u lejojnë ndërtimin me etazhitet më të lartë dhe i’a mundësojnë përfitimin e dobisë pasurore përmes rritjes së etazhitetit dhe sipërfaqes së objektit.
Me çka në bashkëveprim kishin për të kryer vepër penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’ nga neni 414 par. 2 lidhur me par. 1 lidhur me nenin 31 dhe 77 të KPRK-së.
Të pandehurve J.B, RR.G dhe R.B gjykata, iu caktoj masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një (1) muaji duke vlerësuar se është masë e mjaftueshme për sigurimin e prezencës së të pandehurve në procedurë meqë, veprat penale janë kryer në bashkëkryerje dhe në këtë fazë të procedurës ende janë duke u ndërmarrë veprime hetimore me qëllim të identifikimit të provave të reja ashtu që me gjetjen e mundshme të pandehurve në liri gjykata vlerëson se të pandehurit lehtësisht mund të asgjësojnë, ndryshojnë apo fshehin provat e veprës penale me qëllim të shmangies apo zvogëlimit të përgjegjësisë së tyre penale apo edhe të koordinojnë mbrojtjen e tyre me njëri – tjetrin pasi që kanë qenë kolegë të punës dhe njihen mirë dhe se me gjetjen e mundshme të pandehurve në liri të njëjtit mund të pengojnë rrjedhën normale të procedurës penale”, thuhet në njoftim.
Sipas detyrës zyrtare, gjykata shqyrtoj edhe masat e tjera alternative dhe gjeti se caktimi i masës së arresti shtëpiak ndaj të pandehurve J.B, RR.G dhe R.B, si masë më e butë, është e mjaftueshme për sigurimin e prezencës së tyre në procedurë dhe në funksion të zhvillimit pa pengesa të procedurës penale dhe se masat tjera me të buta nuk do të ishin adekuate.
Gjykata refuzoj propozimin e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurës E.B për shkak të dyshimi të bazuar se :
E pandehura E.B me datë 21.9.2018, në objektin e K.I, në cilësi të personit zyrtar, zyrtare për Mjedis pranë Drejtorisë për Planifikim Urban dhe Mjedis, merr pjesë personalisht në çështje zyrtare për të cilën e ka ditur se një anëtar i familjes së saj ka interes financiar, në atë mënyrë që, e pandehura si zyrtare për mjedis, subjektit ekonomik në të cilën bashkëpronar është kunati i të pandehurës, i’a lëshon dhe nënshkruan lejen mjedisore me te cilën investitorit i njihet e drejta e lejes mjedisore për ndërtimin e objektit afaristo-banesor.
Me çka kishte për të kryer vepër penale “Konflikti i Interesit” nga neni 417 par. 1 të KPRK-së.
Gjykata e refuzoj kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurës E.B dhe e njëjta u lirua menjëherë që të mbrohet në liri meqë ka vlerësuar se prokuroria në kërkesën për caktim të paraburgimit vetëm ka parafrazuar dispozitën ligjore mbi të cilën e ka mbështetë kërkesën për caktim të paraburgimit dhe nuk e ka dhënë arsye logjike që do të mbështesnin ekzistimin e bazave të parapara me ligj për caktimin e masës së paraburgimit.
Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.
Ndryshe, Prokuroria e Pejës kishte bastisur komunën e Istogut, Klinës dhe Pejës, para disa ditësh, ku ka arrestuar tetë zyrtarë nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës zyrtare”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në ‘mbrojtje’ të Vuçiqit

Rexhep Memedi: Fëmija që u helmua nga barërat është në gjendje të qëndrueshme

Walker: Thaçi, Veseli e të tjerët po mbahen në Hagë padrejtësisht, nuk ma mundësuan t’i takoj

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi